Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Të prekurit nga kanceri i qafës së mitrës po shtohet me ritme të shpejta

Të prekurit nga kanceri i qafës së mitrës po shtohet me ritme të shpejta

kanceri i mitres

Nje grup vajzash dhe grash te mbeshtetura nga Qendra per Europen Juglindore per Kontrollin e Semundjeve kane kerkuar mbeshtetjen e institucioneve shendetesore per te ndermarre hapa konkrete me programe qe parashikojne parandalimin ekancerit te qafes se mitres. Sipas të dhënave të fundit rastet e kancerit të qafës së mitrës po shtohen me ritme të shpejta në vendin tonë, për shkak të mungesës së kontrolleve të grave. Ministri i Shendetesise Ilir Beqja premtoiangazhimin e tij për këtë nismë.

“Shpreh mbështetjen time të fuqishme personale dhe të institucionit që unë drejtoj, për ndërtimin e koalicionit kombëtar dhe angazhimin, që brenda pesë vjetëve të zvogëlojmë në mënyrë drastike numrin e vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës dhe t’u japim gjeneratave të ardhshme të grave dhe vajzave një mundësi të barabartë për të punuar shëndetshëm dhe për të punuar pa sëmundjen e kancerit të qafës se mitrës”, tha Beqja. /albeu/