Sexta-feira, 31/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

TE PIRIT E UJIT GJATE DHE MENJEHERE PAS USHQIMIT

TE PIRIT E UJIT GJATE DHE MENJEHERE PAS USHQIMIT

pirja e ujit
Edhe një veprim kaq i shkujdesur, si pirja e ujit gjatë ngrënies, mund të jetë një veprim i
dëmshëm për shëndetin, sidomos nëse nuk bëhet në mënyrën e duhur. Kjo gjë vlen
sidomos nëse pimë ujë gjatë dhe pas vakteve.
Sajti “Mejor con Salud”, ka ekspozuar rreziqet që u kanosen njerëzve, kur menjëherë pas një
vakti pinë ujë të ftohtë apo në sasi të tepruar.Uji me temperaturë të ulët mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe i bën më kompakte ushqimet me yndyrë në stomak. Kjo pasi stomaku i tret më mirë ushqimet me të njëjtën temperaturë me organizmin, ndërsa ngadalëson funksionin e tij në rast të temperaturave më të larta ose më të ulëta. Kur procesi i tretjes ngadalësohet, mund të shkaktohen probleme të
refluksit gastrik.
Ndër të tjera pirja e ujit gjatë ngrënies shkakton probleme me dhëmbët por edhe
dhimbje koke. Është e vërtetë që këshillohet që të pihet një sasi e mjaftueshme uji, por duhet
pirë në mënyrë konstante gjatë ditës.