Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Të fusim në dietën tone shije të reja dhe lëndë ushqyese të vyera për organizmin. Frutat tropikale nuk janë dhe aq të çuditshme në rast se i përdorim në mënyrën e duhur. Çdo herë e më shumë takojmë një llojshmëri të madhe frutash tropikale, të cilat me përjashtim të bananes, deri para pak kohësh ishin […]
Të fusim në dietën tone shije të reja dhe lëndë ushqyese të vyera për organizmin. Frutat tropikale nuk janë dhe aq të çuditshme në rast se i përdorim në mënyrën e duhur. Çdo herë e më shumë takojmë një llojshmëri të madhe frutash tropikale, të cilat me përjashtim të bananes, deri para pak kohësh ishin […]
Të njohim dhe të shijojmë frutat tropikale

Të fusim në dietën tone shije të reja dhe lëndë ushqyese të vyera për organizmin. Frutat tropikale nuk janë dhe aq të çuditshme në rast se i përdorim në mënyrën e duhur. Çdo herë e më shumë takojmë një llojshmëri të madhe frutash tropikale, të cilat me përjashtim të bananes, deri para pak kohësh ishin të panjohura për pjesën më të madhe të njerëzve. Këto fruta na tërheqin vëmendjen dhe na habisin me format e tyre ekzotike, ngjyrat e ndezura, aromat e veçanta dhe… në rast se vendosim t’i blejmë, me shijen e tyre.
Rol në sëmundjet e kockave
Origjinën kjo palmë e ka në ishujt tropikalë dhe subtropikalë të oqeanit Paqësor. Ky frut përmban ujë dhe yndyrna. Acidet yndyrore janë të ngopura, prandaj dhe vlera kalorike e arrës së kokosit është më e larta krahasuar me frutat e tjera. Sasia e karbohidrateve dhe proteinave është e ulët. Arra e kokosit përmban shumë kripëra minerale që marrin pjesë në mineralizimin e kockave (magnez, fosfor, kalcium) si dhe kalium. Për sa i përket lëndëve të tjera ushqyese, bie në sy sasia e lartë e fibrave, e cila përmirëson kalimin e masës ushqimore në zorrë dhe kontribuon në reduktimin e rrezikut për sëmundje të zorrës.
Fruti që parandalon kancerin e qafës së mitrës Ky frut i mishtë, i shijshëm dhe freskues, njihet dhe si “pjeshka e zones tropikale”. Mango përmban sasi të mëdha karbohidratesh prandaj dhe ka kalorazh të lartë. Është e pasur me magnez dhe me provitaminë A dhe vitaminë C (200 gramë mango mbulojnë nevojat e një individi për këto vitamina). Ka veti të mira antioksiduese. Këto vitamina, së bashku me flavonoidet (kercetina dhe kamferol), kanë një funksion antikancerogjen shumë efektiv. Disa studime kanë treguar se antioksidanti beta-kriptoksantinë që gjendet te mango ndihmon në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës te gratë. Përveç vitaminave A dhe C, mango është e pasur edhe me vitamina B3 e B6, të nevojshme për funksionimin e sistemit nervor, për metabolizmin e yndyrnave dhe kujdesin e lëkurës. Ky frut përmban enzima proteolitike (enzima që janë të afta të tresin proteinat) të cilat ndihmojnë në përdorimin më të mirë të lëndëve ushqyese. Këto enzima e bëjnë mishin më lehtësisht të tretshëm, prandaj dhe në vendet aziatike mango përdoret për të marinuar dhe ruajtur peshkun ose mishin.
SHEMBUJ GATIMI
Mangoja mund të konsumohet si frut i freskët, në përbërje të salcave, në sallatë apo në ëmbëlsira.
MOUSSE ME MANGO
Për të përgatitur një mousse me mango nevojitet qumësht i kondensuar, vezë, lëng limoni, mango, fletë xhelatine dhe ujë. Në mikser hidhet qumështi I kondensuar, të verdhat e vezës, lëngu i limonit dhe tuli i mangos. Në një enë në zjarr të ngadaltë përgatiten fletët e xhelatinës me ujë e më pas hidhet përzierja e mësipërme. Rrihen të bardhat e vezëve dhe përzihen ngadalë me pjesën tjetër të ingredientëve. Lihet të pakën 3 orë në frigorifer.
PAPAJA (PAPAYA) NDIHMON TRETJEN
– Është një frut i butë, me lëng dhe me konsistencë të gjalptë. Rritet në zonat tropikale të Afrikës dhe Amerikës së Jugut, pavarësisht se kultivohet në të gjitha vendet tropikale. Forma e papajës të kujton dardhën dhe ka ngjyrë jeshile ose të verdhë. Nga brenda, pjesa e tultë ka ngjyrë portokalli. Ky frut zë vendin e parë në botë në eksport.
–
Ka shumë vitaminë A, B dhe C, prandaj rekomandohet në dietat me përmbajtje të lartë natriumi. Përveç kësaj, është një frut shumë digjestiv dhe ndihmon në zbërthimin e yndyrnave në organizëm. Në rast se konsumohet kur është ende jeshile dhe të zier, ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së stomakut.
Shembuj gatimi
-Zakonisht fruti i papajës konsumohet i freskët. Kur është ende jeshil mund të gatuhet. Farat e zeza të papajës janë të ngrënshme. Në Amerikën e Jugut përdoren si zëvendësues të piperit të zi. Papaja mund të kalohet në mikser dhe të konsumohet si pije. Përveç kësaj, papaja është ideale për të përgatitur antipasta, duke u mbushur qoftë me mish ashtu dhe me fruta deti, apo mund të jetë pjesë e sallatave.
ANANASI, VETI ANTI-INFLAMATORE
– Pavarësisht se e ka origjinën në Amerikën e Jugut, sot kultivohet gati në të gjitha vendet tropikale dhe subtropikale. Është i pasur me vitamina C, B1 dhe B2, fosfor, kalcium, hekur dhe fibra. Ka karakteristika të fuqishme diuretike dhe antiinflamatore. Ideale do të ishte të konsumohej i freskët, sidomos pas një vakti të rëndë pasi ndihmon në zbërthimin e yndyrnave dhe albuminave.
Shembuj gatimi
– Ananasi mund të konsumohet i freskët, i prerë në feta. Duhet pasur kujdes, pasi trungu i mesit nuk është i ngrënshëm. Përveçse i freskët, ananasi mund të përdoret në ëmbëlsira, në sallata dhe si shoqërues i pjatave me mish pule.
– Sallatë me ananas dhe mollë
Ingredientët e kësaj sallate përfshijnë 4 mollë golden, 200 g ananas, 125 g djathë, sallatë jeshile, lëng limoni, vaj dhe kripë. Presim mollët dhe ananasin në copa të vogla, e më pas i përziejmë me pjesën tjetër të ingredientëve.
AVOKADO, VONON PROCESIN E PLAKJES
– E ka origjinën në Amerikën Qendrore, pavarësisht se kultivohet dhe në vendet tropikale dhe subtropikale. Ka dy varietete, njëri me lëkurë të errët dhe me rrudha, ndërsa tjetri me lëkurë jeshile dhe të lëmuar. Avokado është i pasur me kripëra minerale dhe vitaminë B dhe E, ç’ka e shndërron në një ushqim antistres, ideal për personat nervozë. Për më tepër, përmban 30% yndyrna të pangopura, pra yndyrna bimore pa kolesterol (acide yndyrore esenciale); pra, ka efekte shumë të mira për zemrën tonë. Avokado është një frut shumë energjetik dhe ka rol aktiv në vonimin e procesit të plakjes. Përfaqëson ushqimin ideal për zëvendësimin e proteinave që ndodhen te mishi, vezët dhe djathi me proteina bimore.
Shembuj gatimi
-Avokado mund të konsumohet i freskët në sallata, apo mund të gatuhet si salcë apo si avokado të mbushura.
-Sallatë me avokado
Janë të shumta recetat e sallatave që përmbajnë avokado. Njëra prej tyre do të ishte me domate, qepë të kuqe, kastavec dhe avokado e shoqëruar me lëng limoni, uthull molle, vaj ulliri, kripë, piper dhe majdanoz
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
February 15, 2016 / By M.I E thene para 14 shekujsh e vertetuar sot
June 27, 2016 / By M.I Kjo lutje thuhet 7 here në mëngjes dhe mbrëmje
August 24, 2016 / By M.I Dua shqip për prishjen e magjisë
September 4, 2016 / By M.I Ndaloni fotografimin e fëmijeve tuaj, shtëpive dhe jetës tuaj
February 8, 2016 / By M.I Thuaj “Bismilah” para se te hedhësh ujin e nxehtë
February 6, 2016 / By M.I Kujtdo që i del gjumi natën dhe thotë
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
December 27, 2019 / By M.I Shpikësi i aeroplanit eshte shqiptar , a e ke ditur ?
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
December 18, 2019 / By M.I Simptomat dhe shenjat e shtëpisë ku është bërë sihri
January 17, 2016 / By M.I Disa e shesin lumturinë derisa vet nuk e shijojnë atë
January 17, 2016 / By M.I Hemorragjia
January 17, 2016 / By M.I Mllefi dhe pasojat shëndetësore të tij
January 17, 2016 / By M.I Rreziqet shëndetësore që mund t’i keni nga llampat elektrike
January 18, 2016 / By M.I Plaget me thike
January 18, 2016 / By M.I TI DHE AJO, MEDITONI KËTO FJALË (1) !
January 18, 2016 / By M.I Shkaqet kryesore të lodhjes
January 19, 2016 / By M.I DISA KANË NEVOJË PËR MORAL MË SHUMË SE SA PËR BUKË DHE UJË (1)
January 19, 2016 / By M.I Hiqeni kolesterolin nga enët e gjakut për vetëm 40 ditë!