Segunda-feira, 20/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Të mirat nga disa fara

Të mirat nga disa fara

farat

Ushqimi i shëndetshëm do të thotë që menyja juaj të jetë më shumë e pasur me fara dhe embrione. Zbuloni se çfarë është e mirë për shëndetin tuaj, pra dobitë që i keni nga konsumimi i farave të caktuara.

– Zinku nga farat e kungullit mbron kockat: Farat e kungullit janë të pasura me zink, i cili në mënyrë të favorshme ndikon në funksionin e prostatës. Në anën tjetër, burrat e moshuar duhet të marrin ushqime të pasura me zink, për shkak se ai vepron pozitivisht në kocka. Edhe pse osteoporoza është më së shpeshti lidhur me gratë pas menopauzës, ajo është një rrezik për burrat më të vjetër, pasi një nga tetë burra më të vjetër se 50 vjet kanë përvojë me thyerjen e kockave për shkak të osteoporozës. Në studimin i cili u ndoq nga 400 meshkuj të moshës 45-92 vjeç, i publikuar në revistën amerikane “Clinical Nutrition”, rezultoi një lidhje e qartë midis konsumit të ulët të zinkut nëpërmjet ushqimit dhe osteoporozës.

Përveç zinkut (17.1 % e nevojave të përditshme ), një e katërta e filxhanit me fara kungulli përmban, 46.1 % të kërkesës ditore për magnez, 28.7 % për hekur, 52% për mangan, 24% për bakër dhe proteina 16.9 %.

– Fara e lirit largon presionin: Farat e lirit zvogëlojnë kolesterolin, mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe kontrollojnë presionin e lartë të gjakut. Për shkak të përqendrimit të lartë të fibrave të tretshme, farat e bluara të lirit reduktojnë problemet me kapsllëk, hemorroide etj. Gjithashtu, farat e lirit ulin rrezikun e kancerit të gjirit, zorrës së trashë, prostatës dhe për atë kanë merita, fitosterolet.

– Fara luledielli për të ngadalësuar plakjen: Farat e lulediellit janë burim i mirë i vitaminës E, një antioksidant i rëndësishëm për shëndetin, sipas bazës së të dhënave “USDA”, për lëndët ushqyese në përbërësit e ushqimit: 28 gr fara luledielli të pjekura, sigurojnë 76% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës E. Besohet se tokoferolet, elementet kryesore të vitaminës E, luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me plakjen dhe atyre të tilla si kanceri dhe sëmundjet të zemrës.

– Susami kundër kolesterolit: Fitosterolet janë komponime që kanë një strukturë kimike të ngjashme me kolesterolin dhe kur ato janë mjaft të pranishme në ushqim, besohet se mund të reduktojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë imunitetin dhe të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të llojeve të ndryshme. Në revistën për kiminë e bujqësisë dhe ushqimit është botuar se sa fitosterole përmbajnë farat. Shumica e fitosteroleve gjinden në farat e lulediellit ( 270-289mg/100g ) dhe farat e kungullit ( 265mg/100g ). Susami ka nivelet e përgjithshme më të larta të fitosteroleve ( 400-413mg/100g ), nga të gjitha farërat. Sipas një hulumtimi të ri, susami mbron nga sëmundjet e zemrës që kërcënojnë gratë më të vjetra se 50 vjet. Fara e pjekur e susamit është pjesë e popullarizuar e kuzhinës tradicionale aziatike. Në vendet aziatike, konsiderohet se susami vepron kundër plakjes. Farat e susamit (dhe vaji i susamit ) janë një burim i shkëlqyer i yndyrave të pangopura, vitaminës E dhe fitosteroleve.

Një studim i ri i publikuar në “Journal of Nutrition”, zbulon se farat e bluara dhe të pjekura të susamit, zvogëlojnë kolesterolin te gratë, gjatë menopauzës. Gjatë studimit, gratë kanë konsumuar 50g (pak më shumë se 3 lugë) fara të bluara të susamit, çdo ditë për pesë javë. Rezultati: 5 % ishte reduktuar niveli i kolesterolit dhe 10% niveli i kolesterolit të keq, pastaj nivelet e rritura të vitaminës E në gjak dhe ngadalësimin e oksidimit të kolesterolit LDL (proces që është i lidhur me bllokimet e arterieve ose aterosklerozën).

Ky rezultat tregon se farat e susamit mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës në të paktën dy mënyra.

Ekspertët konsiderojnë se fara e zezë e susamit është më e mirë se ajo e ndritshme. Ai konsideron se susami i zi ka një efekt pozitiv në punën e veshkave dhe të mëlçisë dhe është një burim i shkëlqyer i kalciumit (1g susam i zi përmban 85 mg kalcium, më shumë se dyfishin e susamit të bardhë). Fara e zezë e susamit, gjithashtu përmban nivele të larta të proteinave, hekur, magnez dhe acidet yndyrore esenciale.