Sexta-feira, 9/12/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

TË MIRAT DHE TË KËQIAT E USHQIMIT TË FERMENTUAR PËR SHËNDETIN!

TË MIRAT DHE TË KËQIAT E USHQIMIT TË FERMENTUAR PËR SHËNDETIN!

TË MIRAT DHE TË KËQIAT E USHQIMIT TË FERMENTUAR PËR SHËNDETIN!

Perimet e fermentuara janë metoda të vjetëra të përgatitjes së turshive.
Shumë kultura në tërë botën me mijëra vjet i kanë vlerësuar ushqimet e fermentuara gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit.
Përveq që kan shije të mirë ato mund të shfrytëzohen me çdo ushqim, gjithashtu turshit kan efekt mbrojtës anti inflamatorë si preventiv për shëndetin tonë kur përgatiten drejtë.

Hulumtimet e bëra në përcjelljen e grupeve të popujve tradicional kanë zbuluar se produktet e fermentuara kan qenë ushqim i rëndësishëm i shumë popujve me shprehi të shëndosha.

Perimet turshi janë të pasura me laktobacile, enzima, vitamina, minerale dhe kështu pra bëhet fjalë për ushqim ideal.

Ushqimi i fermentuar përgatitet me proces anaerob (pa oksigjen, në enë të mbyllura) me proces të fermentimit në ujë me kripë në disa raste shtohet dhe uthull organike molle e egër nga 1 deri 4 %.
Ushqimet e fermentuara janë të pasura po ashtu me probiotik baktere të mira laktobacile,

Këto baktere prodhojnë acid laktik dhe janë mjafte të dobishme për të ruajtur florën bakteriale.
Në zorrë jetojnë 1.5 kg bakterije të dobishme të acidit laktik që përbëjnë 80% të imunitetit tonë.
Ushqimi që na siguron kultura të mira probiotike në ndërtimin e florës së zorrëve janë perimet sidomos lakrat e fermentuara natyrale.

SA NDRYSHON PËRBËRJA E PERIMEVE KUR SHËNDRROHEN NË TURSHI,

Per tu ruajtur vlerat e perimeve luan rol temperatura, sterilizimi i enëve të qelqit, mënyra e përgatitjes dhe pas procedurave në fund ti shtohet uthull molle e egër e fermentuar deri ne 4% jo më shumë dhe me lëngun e perimeve ti mbulojmë perimet tërësisht që mos të kenë kontakt me kapakun kur mbyllen hermetikisht.

Kripa e trashe e jodizuar e detit e perdorur në masë të caktuar kontrollon dhe kufizon mikroorganizmat e padëshiruar dhe siguron perimet.
Gjithashtu bimët janë shumë të mira pë t’iu shtuar sepse parandalojnë proceset mykotike në ushqimet e fermentuara, sidomos rigoni.

Në 100 speca mesatar 8 % e gjithë masës së perime duhet të përfshijë krip jo më shumë.

ADITIVËT (SHTESAT) INDUSTRIALE DHE RREZIKU PËR SHËNDETIN

Fatëkeqësisht një numër i madhë i njerëzve kanë çrregullim të florë së zorrëve për shkak të aditiveve industrial gjate vakteve ditore.

Konsiderohet që të gjith konzervuesit si natrium benzoat dhe kalium monobisulft, aditivët antimykotikët, sulfatet, acidi citrik, në doza të larta dhe acidi acetik industrial në përqindje mbi 4 % janë kancerogjene dhe që shumica e këtyre aditivëve kimik që iu shtohen perimeve lidhen me probleme të shumta shëndetësore të cilat e kyqin neurotoksicitetin nervor, çregullimin e sistemin endokrin, kancerogjenezën, uljen e aftësisë imune të organizmit, uljen e fertilitetit, abortet spontane, sëmundjen e Parkinsonit etj.

Aditivët e ndryshëm që i fusim në trup i ngarkojnë organet e brendshme dhe ulin funksionin e tyre, ushqimi i huaj për organizmin tonë qonë deri te gjendjet inflamatore që shkaktojnë sëmundje të shumta akute dhe kronike.
Në asnjë mënyrë mos t’iu shtohet aditiv, konzervues , uthull të fabrikuar apo uthull të koncentruar, vaj luledielli, vaj misri dhe vajra tjerë kur përgatiten në shtëpi.

PSE DUHET TË MOS I PËRDORIM TURSHITË E FABRIKUARA

Turshitë industriale, përfitohen me pasterizim duke iu nënshtruar temperaturave të larta ku ngadalësohen dhe ndërpriten proceset enzimatike.
Për fat të keq, pjesa më e madhe e turshive industriale është e pasterizuar, që do të thotë se bakterjet e dobishme janë shkatërruar tërësisht dhe nuk përmbajnë bakterje të mira laktobacile por përmbajnë sasi të mëdha të kripës dhe aditiveve për qëndrueshmeri më të gjatë në raft, gjë që nuk është e shëndetshme.

DOZA DITORE E SHËNDETSHËME E USHQIMEVE TË FERMENTUARA

Sipas protokoleve të fushës së ushqimit vetëm një e katërta deri në një filxhan e gjysmë e perimeve të fermentuara, duhet ngrënë një deri në tre vakte në ditë,
Nëse ju nuk keni ngrënë ushqime të fermentuara gjatë, ju duhet ti hani ato gradualisht, duke filluar me aq pak sasi sa një lugë çaji me lakër turshi në një vakt.

Vëzhgoni reagimet tuaja për disa ditë me një pjesë të vogël, dhe për të rritur dozën tuaj gradualisht, se si tolerohet në organizëm, kjo vlen sidomos për fëmijët dhe shtatëzënat.

EFEKTET ANËSORE PËR SHËNDETIN

Realiteti është se ushqimi i fermentuar është i pasur me baktere të mira laktobacile dhe nëqoftëse është përgatitur pa aditiv atëherë nuk ka efekte anësore kur merren në sasi të vogla gjatë vaktit të ushqimit.

Turshit për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit laktik mund të shkaktojnë refluks gastrik, probleme nefrologjike me veshkat dhe rritje të infeksionit me kandidën sepse si produkte përfundimtare krijohet alkoholi dhe acidi karbonik.

Nëqoftëse teprohet me ushqim të fermentuar atëherë duhet të shiqohet niveli i acidit laktik në urinë dhe nqs është i ngritur kjo do të thotë që ju keni shumë lactobacillus (baktere të mira), që mund të krijojë një gjendje acidike në trupin tuaj dhe krijohet nje disbalans.

FITOTERAPIA