Sábado, 21/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

TE JESH PEDIATER …..!

TE JESH PEDIATER …..!

TE JESH PEDIATER …..!

Do të flisja gjatë për profesionin e mjekut Pediatër dhe ndjenjat që të sjellë, por do të ndalem vetëm në pak momente të përjetuara në punën time si Pediatër, një ndodhi që më ka ndodhur më herët, por që do e ndaj me ju : Ora llogarit 3 e mesnatës. Zhurma e ndihmës së shpejtë dëgjohet nga larg, sa më e madhe zhurma aq më shume rrihte pulsi im, e di se do të jetë diçka e rëndë se në këtë kohë nuk vjen njeri me deshirë. Njerëz duke vrapuar me një fëmijë që mbajnë në duar.

Një fëmijë 2 vjeç që ka “vdekur” sipas prindërve. Tik taket e zemrës se një fëmije kanë ndaluar dhe prindërit të tmerruar për vdekje, e lëshojnë në duart e mia, pa fjalë, pa zë, me lotë që nuk ndalojnë. Sekondat janë shumë të gjata, fillojmë reanimimin dhe në krahët tonë degjon nënën e djaloshit duke u lutur : Zot të lutem shpëtoje, Zot te lutem riktheje në jetë ……!

Ne vazhdojm reanimimin pa u ndalur edhe pse shpresat zvogëlohen dhe asnjë shenjë jete nuk dukej. Por, ja që lutjet e sinqerta bëjnë mrekulli dhe kur kanë kaluar mbi 10 min, në ekran shfaqen shenjat e jetës. Zhurma e monitorit sinjalizon se zemra e vogëlushit po rrahte përseri. Filloi edhe të qajë dhe më duket se edhe të tjereve u pikuan lotët nga gezimi. Më pikuan edhe mua nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Kur ktheva kokën, nena kishte humbur ndjenjat dhe u deshen pak minuta të rikthehej në vete. Kur i erdhi vetëdija e dëgjova duke thënë : o Zoti im kurrë nuk më ke braktisur. Kishte të drejtë, sepse këtë nate ndodhi një mrekulli.

Ky fëmijë sot jeton dhe sa here e kujtoj më bën ta dua edhe më shump profesionin tim. Te jesh Pediater eshte me shume sesa mrekulli ….. Te jesh Pediater ne Kosove dhe pjese e ” Familja dhe Shendeti “dhe te mund ti sherbesh popullit tend. eshte dyfish mrekulli ….. Te jesh Pediater dhe te ndihmosh nenat gjidhenese te ja dalin suksesshem ne procesin e gjidhenjes eshte edhe me shume sesa mrekulli. Dr.Ismail Lutolli. Specialist Pediater Subspecialist Dijetolog -Nutricionist

(Visited 44 times, 1 visits today)
Top