Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Si ta përdorim? Ti o njeri, që kërkon të gëzosh gjithnjë shëndet patjetër duhet të këmbëgulësh në përdorimin e Farës së Zezë. Rëndësia e Farës së Zezë është e madhe. Pikërisht për këtë duhet të bëhet shoqërues gjatë jetës tënde që të ruash shëndetin ashtu siç na ka porositur Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut […]
Si ta përdorim? Ti o njeri, që kërkon të gëzosh gjithnjë shëndet patjetër duhet të këmbëgulësh në përdorimin e Farës së Zezë. Rëndësia e Farës së Zezë është e madhe. Pikërisht për këtë duhet të bëhet shoqërues gjatë jetës tënde që të ruash shëndetin ashtu siç na ka porositur Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut […]
Të gjithë pyesin si ta përdorim kokërrën e zezë (farën e zezë) ,ja si mund ta përdorni për shumë sëmundje

Si ta përdorim?
Ti o njeri, që kërkon të gëzosh gjithnjë shëndet patjetër duhet të këmbëgulësh në përdorimin e Farës së Zezë. Rëndësia e Farës së Zezë është e madhe. Pikërisht për këtë duhet të bëhet shoqërues gjatë jetës tënde që të ruash shëndetin ashtu siç na ka porositur Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) i cili nuk flet nga mendja e tij. Allahu thotë në Kur’anin Famëlartë: “Dhe ai (Muhamedi a.s.) nuk flet nga mendja e tij. Është vetëm Shpallje që i frymëzohet”. (Sure En-Nexhm: 3-4)
Çfarë doze këshillohet?
Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë. Më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Pasi përzihet mirë, pihet kështu për çdo ditë. Do të japë rezultat me ndihmën e Allahut të Madhëruar, sepse, pa lejen e Allahut nuk ndodh asgjë në tokë dhe në qiej.
Ajo që çdo besimtar duhet të kuptojë është se ky ilaç nuk është gjë tjetër veçse një sebep (shkak) për të shëruar këto sëmundje, sepse është Allahu i Madhëruar është Ai që shëron.
Shërimi me lejen e Allahut nga magjia, mësyshi dhe mesi (prekja nga shejtani)
Perdorimi i këtij bari kundër këtyre sëmundjeve padyshim se ka rol të pazëvendësueshëm nëse bëhet në momentin dhe kohën e kërkuar. Është mirë që këtij bari t’i fryhet pas leximit të Kur’anit, duke pasur parasysh se të fryerit ka ndikim të madh tek exhini apo exhinët, të cilët janë në trupin e personit të sëmurë. Reagimi është aq i madh dhe pozitiv sa që edhe ne nuk mund ta besojmë. Për këtë mësojmë nga tregimet e atyre që kanë përmirësime të mëdha nga përdorimi i këtij bari. Natyrisht, duhet të dihet edhe mënyra e përdorimit si: për pirje, lyerje në vende të caktuara, ku kërkohet dhe ku dhimbja, shtrëngimi, mpirja e ndonjë pjese të trupit është prezente. Aty ku ka temperaturë, lëvizje të pavullnetshme të ndonjë pjese të trupit, shtrëngim në gjoks apo pas kokës e shumë e shumë simptome dhe raste të tjera.
Shpërlarja e gojës me lëngun e Farës së Zezë duke e përzier me uthull ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve.
Në raste nervozizmi apo tensioni nervor preferohet një lugë e vogël e qajit, mbushet me vaj të Farës së Zezë, hidhet në një filxhan me kafe. Kjo dozë qetëson sistemin nervor dhe ndihmon gjithashtu të sëmurët me kollë të keqe, kollë të thatë, kundër paralizës faciale dhe tetanosit.
Thithja e avullit të vajit të vluar të Farës së Zezë ndihmon kundër paralizës faciale dhe tetanosit dhe eliminon shkaktarët e saj.
Disa këshilla praktike rreth përdorimit të Farës së Zezë në shërimin e disa sëmundjeve
Kolla dhe asma
Fërkoni me vajin e Farës së Zezë kraharorin dhe shpinën, pini 3 herë në ditë nga një lugë të vogël vaj të kokrrës se zezë (mëngjes, drekë dhe darkë), gjithashtu hidhni dy lugë të vogla në ujë të vluar dhe thithni avullin e tij.
Këputja dhe dembelizmi
Një lugë të vogël vaj të Kokrrës së Zezë, e shoqëruar me lëng portokalli, pihet për çdo ditë (dhjetë ditë rresht pas buke në mëngjes dhe më pas do të shihni ndryshim në vetën tuaj menjëherë.
Aktivizimi i memorjes dhe rritja e aftësisë për të kuptuar
Një lugë të vogël vaj të Kokrrës së Zezë, e shoqëruar me 100 ml nenexhik të zier. Pihet për çdo ditë pas buke në mëngjes për 10 ditë rresht. Pas dhjetë ditësh do të shihni ndryshimin, me lejen e Allahut.
Gurë në veshka, në tëmth dhe në kanalin e urinës
1/4 kg fara Habbetus-seude
1/4 kg mjaltë Habbetus-seude
Bluhen mirë farat e zeza dhe përzihen me mjaltin e kokrrës së zezë Habbetus-seuda dhe dy lugë nga kjo përzierje i hedhim në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të ngrohtë, shoqëruar me një lugë të vogël vaj të kokrrës së zezë. Pihet esëll për çdo ditë, për një muaj rresht.
Të vjellat e shpeshta
Një lugë e vogël vaj të Farës së Zezë dhe një lugë e vogël karafil i bluar. Hidhet në lëng nenexhiku çaj nane të zier dhe pihet nga kjo përzierje tre herë në ditë në mëngjes, drekë dhe darkë pas buke. Doza këshillohet sa herë që kemi të vjella të shpeshta.
Për t’u mbrojtur nga çdo lloj sëmundje
Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Pasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë në mëngjes dhe darkë para buke.
Për pastrimin dhe zbukurimin e fytyrës
Përzihet një lugë vaji Habbetus-seuda me një lugë vaj ulliri dhe lyhet me të fytyra duke e lënë një orë. Pastaj, lahet fytyra me ujë dhe sapun dhe ndryshimi do të jetë i dukshëm pas disa herave, inshallah.
Acarimi i lëkurës dhe fërkimi ndërmjet kofshëve
Lahet vendi i acaruar me ujë dhe sapun. Pasi fshihet me ndonjë copë, fërkohet mirë me vajin e Kokrrës së Zezë në mbrëmje dhe lihet ashtu deri në mëngjes.
Zemra dhe ngushtimi i damarëve të gjakut
Pihet vaji i Farës së Zezë me çdo lloj lëngu të ngrohtë si: çaj, qumësht etj. Kjo sepse shkrin yndyrat dhe zgjeron damarët. Kjo mënyrë këshillohet pas buke sa herë që ka ngushtim në damarët e gjakut.
Zbardhja e lëkurës (vende –vende në formë pullash)
Fërkohet vendi i sëmurë me uthull molle (lëng molle i fermentuar) e më pas me vaj të Kokrrës së Zezë për çdo ditë, për 15 ditë me radhë.
Reumatizma dhe dhembja e shpinës
Ngrohet një sasi e vajit Habetus-seuda e më pas masazhohet fort në vendin që ndihet dhimbje (fërkimi duhet të jetë i fortë sikur fërkohet kocka dhe jo lëkura). Pihet një lugë e vogël e vajit Habbetus-seuda tre herë në ditë (në mëngjes, drekë dhe darkë) për çdo ditë, për dy javë rresht.
Dhembja e kokës
Ngrohet vaji i Farës së Zezë pak dhe masazhohet koka. Pasi janë njomur gishtat me vajin e vakët, duke filluar nga balli dhe duke zbritur anash fytyrës e duke përfunduar rrëzë veshëve. Pihet gjithashtu një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë në mëngjes, esëll për tre ditë rresht.
Shërimi nga çdo lloj sëmundje në stomak dhe aciditeti
Pihet një lugë e vogël vaj të kokrrës së zezë në një gotë me qumësht të nxehtë. Pihet tre herë në ditë (në mëngjes, drekë dhë darkë), pas buke, për 15 ditë me radhë.
Çdo lloj sëmundje tek femrat në lindje dhe për mbajtjen e fetusit (foshnjes në bark)
Një lugë e vogël vaj të kokrrës së zezë e përzier me pak janesun (lat.Pimpinella anisun) dhe një lugë të vogël mjaltë të Farës së Zezë. Përzihen mirë të gjitha dhe kjo përzierje pihet pesë herë në ditë për 40 ditë me rradhë. Përzierja këshillohet pas buke apo pas ngrënies së diçkaje.
Dobësi seksuale
200 gr Fara të Zeza të bluara përzihen me 50 gr vaj ulliri. i shtohen edhe 100 gr çamçakëz arab mashkull i bluar, 50 gramë vaj xherxhiri, 50 gr vaj të Farës së Zezë, 20 gramë mjaltë të Farës së Zezë dhe më pas përzihen të gjitha. Përdoren tre herë në ditë (në mëngjes, drekë dhë darkë), pas buke.
Rritja e imunitetit dhe vendosja e ekuilibrit psiqiko-tretës në trup
Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mire, pihet kështu për çdo ditë ditë (në mëngjes, drekë dhe darkë), pas buke, për një muaj rresht.
Migrena
Lyhet pjesa në të cilën ndihet dhimbje dy herë në ditë, dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë, derisa të ndiheni mirë.
Acarimet e mushkërive, kolla alergjike dhe gripi
Lyhet pjesa e kraharorit butësisht, dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë, derisa të ndiheni mirë.
Ulçeri peptik (ulçeri i stomakut)
Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas në të hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë, përgjatë një periudhe tre mujore. Largoju përdorimit të frutave të tharta (limoni, portokalli i thartë etj). Këshillohet masazh i lehtë nga jashtë me vajin e Farës së Zezë si dhe konsumimi i shegës bashkë më cipën e saj të brendshme.
Acarimet gjinekologjike
Në rast acarimesh të tilla, vaji përdoret nga jashtë derisa të vërehet përmirësimi dhe nuk këshillohet asnjëherë pirja e tij nga femrat shtatzëna. Gjatë shtatzanisë vaji përdoret për ruajtje nga plasaritjet e lëkurës së gjoksit, të barkut dhe të kofshëve duke u lyer me të.
Plasjet acarimet kronike dhe alergjitë e lëkurës (myku, ekzema etj)
Lyhet pjesa e acaruar dy herë në ditë, dhe pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas në të hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë dhe pihet kështu për çdo ditë, derisa të ndiheni mirë.
Diabeti
Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet në të një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mire, pihet kështu për çdo ditë, duke u shoqëruar me një gotë të zier të çajit të pelinit. Kjo dozë përdoret për diabetikët sa herë që kanë shqetësime në rritjen e sheqerit në gjak.
Ulja e kolesterolit në gjak
Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë derisa të ndiheni mirë. Shmangu përdorimit të yndyrnave shtazore dhe përpiqu të ulësh peshën.
Impotenca
Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët duke u shoqëruar me pak lëng ftoi të egër, ambergris dhe vitaminë E. Kjo dozë pihet për çdo ditë në mëngjes pas buke për dy muaj rresht.
Hemoroide
Përzihet vaji i farës se zezë me vaj ulliri në të njëjtën masë dhe çdo ditë pihen nga tre lugë të mëdha (në mëngjes, drekë dhe darkë), përgjatë një periudhe 10 ditore. Me këtë përzierje shpërlahet fyti para gjumit një herë në tre ditë radhazi, dhe konsumohen për çdo ditë 3 kokrra fiq për gjatë një jave.
Guti (cerma, sëmundje që shkakton dhimbje në kyçe, nyje dhe kupat e gjurit)
Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet në të një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë, pihet kështu për çdo ditë derisa të ndiheni mirë, dhe konsumohet sa më shumë fiku i thatë.
Shërimi i shputës së këmbës dhe thonjtë
Pjesa e dëmtuar lyhet me vaj të Farës së Zezë dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet në të një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë derisa të ndiheni mirë.
Mjekimi i rënies së flokëve dhe të thinjurit e parakohshëm
Fërkohen rrënjët e flokëve me lëng limoni dhe lihen kështu për 15 minuta. Pastaj lahet koka me sapun, më pas fshihet koka dhe lyhet me vajin e farës së zezë. Përsëritet ky veprim për disa javë.
Kolli i thatë
Një lugë çaji me vaj të Farës së Zezë hidhet në një filxhan kafeje dhe pihet kjo në mëngjes dhe darkë pas buke. Përzihet 2 herë në ditë dhe i bëni masazh gjoksit dhe shpinës me vajin e Farës së Zezë.
Sëmundjet e syve dhe mos shikimi mirë
Gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur lyeni kapakët dhe lëkurën e syve me vaj të Farës së Zezë. Ёshtë e preferueshme që njëkohësisht dhe me lyerje të pini dhe përzierjen e cila përbëhet nga një lugë çaji me vaj të Farës së Zezë në një gotë me lëng karote. Rezultatet do të duken që në muajin e parë.
Gripi dhe të zërit e hundës
Një pikë të Farës së Zezë e hedhim në shkopin me të cilin pastrohet veshi pastaj pastrohet brendësia e hundës. Kjo ndihmon për ata të cilët vuajnë nga gripi dhe dhembja e kokës, të shkaktuar nga të ftohtit.
Dhembja e dhëmbit
Gjysmë luge me vaj të Farës së Zezë hidhet në një filxhan me ujë të nxehtë dhe me këtë përzierje shpërlahet goja, pastaj hidhet një pikë prej saj tek dhëmbi që ndihet dhimbje. Ky veprim e zbut në mënyrë efikase dhimbjen e dhëmbit.
Fara e zezë nuk është e dëmshme dhe në mënyre efikase mund ta përdor çdo kush. Efektet e saj arrihen duke këmbëngulur në përdorimin e saj. Nëse merret ashtu siç këshillohet më lart nuk do të shkaktojë kurrfarë irritimesh apo efekte anësore.
Ky vaj përmban ekuilibrin psiqiko-fizik të njeriut dhe shërben në rritjen e qelizave imunitare, vë në kontroll çdo lloj infeksioni në trup dhe gjithashtu shton gjëndrat endokrine, siç është aktivizimi i pankreasit tek të moshuarit dhe normalizon gjendjen psiqike dhe atë të menstruacioneve.
Vërejtje: Doza për fëmijë është gjysma e dozës së këshilluar të cilën e përmendëm më lart.
Gjithashtu, duhet ditur se vaji i Farës së Zezë Habbetus-seuda përdoret për gratë shtatzëna vetëm për lyerje dhe nuk guxon të përdoret për pije. Por, këshillohet lyerja me të në pjesët e gjoksit, barkut dhe kofshëve. Gjithashtu, ndalohet pirja e këtij vaji për personat me organe të transplantuara, si: shpretka, veshka, zemra etj.
ALLAHU E DI MË SË MIRI!
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 23, 2018 / By M.I Ku ta hedhi hajmalinë që e kam?
March 23, 2018 / By M.I A ekzistojnë jashtëtokësorët?
March 23, 2018 / By M.I Si duhet të falet gruaja shtatzënë?
March 23, 2018 / By M.I Tre veta më bëjnë të qesh ndërsa tre më bëjnë të qaj
March 23, 2018 / By M.I Ja sëmundjet që mbron trëndafili i egër
March 23, 2018 / By M.I Shtatë ushqimet që doktorët gjithmonë i konsumojnë…
March 23, 2018 / By M.I Detyrat e gruas ndaj burrit
March 23, 2018 / By M.I Psikologet: Ja çfarë mund të bëni nëse i afërmi juaj tenton vetvrasjen