Sábado, 19/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të gjitha arsyet pse duhet të konsumoni lakrën e kuqe

Të gjitha arsyet pse duhet të konsumoni lakrën e kuqe

Kanceri- Një nga funksionet më të rëndësishme të lakrës së kuqe është se parandalon kancerin, pasi antioksidantët që përmban janë në gjendje që të neutralizojnë radikalet e lira. Këto të fundit janë përgjegjëse për sëmundje të ndryshme, mes tyre kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Kockat- Përqendrimi i lartë i disa mineraleve të rëndësishme e bënë lakrën e kuqe një nga ushqimet më të mira për t’u ngrënë pasi luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e kockave. Ngrënia e saj ndihmon nga sëmundje si osteoporoza, artriti dhe inflamacione të tjera.

Sytë- Niveli i lartë i vitaminës A që gjendet te lakra e kuqe është e mirë për lëkurën, por kryesisht për sytë pasi garanton shikim të mirë si dhe parandalon formimin e kataraktit. Vitamina A mund të konvertohet në beta-karotenë e cila është shumë e rëndësishme për të ruajtur shëndetin e syve.

Ulçera- Lakra e kuqe përmban një sasi të madhe aminoacidi specifik, i quajtur glutamina. Ky aminoacid është shumë i rëndësishëm për të qetësuar dhimbjet e ulçerës dhe për trajtimin e kësaj sëmundjeje, shkruan noa.al.

Skleroza- Lakra e kuqe është konfirmuar nga studime të ndryshme si shumë e rëndësishme për mbrojtjen e kujtesës. Këshillohet të përdoret kryesisht nga personat që vuajnë nga skleroza.

Plakja e parakohshme– Antioksidantët që gjenden te lakra e kuqe luftojnë radikalet e lira dhe mbajnë larg plakjen e parakohshme. Ato mbajnë lëkurën e freskët, duke reduktuar rrudhat dhe shenjat e moshës.

Humbja e peshës– Lakra e kuqe ka shumë pak kalori, por është e pasur me fibra dhe vitamina të shumta. Mund të përdoret pa problem nga personat që duan të humbin peshë, pa u stepur nga sasia që konsumojnë./tesheshi.com/

(Visited 33 times, 1 visits today)
Top