Quinta-feira, 27/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të garosh drejt bujarisë



Të garosh drejt bujarisë

Të garosh drejt bujarisë
Një njeri e pyeti Hatim Atta: O Hatim! A të ka mundë ndokush ndonjëherë për bujari?
Ai tha: Po, një djalosh jetim prej Tai. Kur kalova pranë tij dhe ai i kishte 10 dele. Ai e preu një, e përgatiti mishin e saj dhe ma ofroj mua.
Ajo çka më ofroi mua ishte trurin,unë e ngrëna dhe më pëlqeu.
Unë thashë: Pasha Allahun qenka i shijshëm.
Ai shkoi dhe i preu delet tjera, një nga një duke ma ofruar mua trurin e tyre pa e ditur unë. Kur dola jashtë që ta vazhdojë udhëtimin pashë shumë gjak rreth shtëpisë dhe e kuptova se i kishte prerë të gjitha delet e tija.
Unë i thashë atij: Pse e bëre këtë?
Ai tha: SubhanAllah!Ty të pëlqen diç që unë e posedojë, dhe unë të jem koprrac me atë! Kjo është poshtërim për një arab!
Njeriu tha: O Hatim! Çka i dhe ti në shkëmbim?
Ai tha: 300 deve të kuqe dhe 500 dele!
Njeriu tha: Kjo të bënë ty më bujarë se atë!
Hatimi tha: Jo por ai është, sepse ai e ofroi tërë atë që e kishte.
Por unë kam ofruar vetëm pak prej bollëkut!





 

(Visited 14 times, 1 visits today)




Top