Quinta-feira, 17/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

TË DREJTAT E PËRBASHKËTA BASHKËSHORTORE

TË DREJTAT E PËRBASHKËTA BASHKËSHORTORE

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë:

“…Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi…” El bekare, 2.

Besnikëria në mes tyre dhe ndaj të tjerëve në çdo pozitë a gjendje. Mirëpo besnikëria në mes tyre është më e detyruar.

Mëshira dhe mirësia mes tyre.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” Rum, 21.

Besa mes tyre, butësia, fytyrëçelësia dhe respektimi i njëri-tjetrit.

Të drejtat e burrit ndaj gruas

Sjellja e mirë me të

Allahu i Lartësuar thotë: “…çoni jetë të mirë me to…” Nisa, 19.

Ta ushqejë atë me çka ushqehet edhe vetë, dhe ta veshmbathë me çka veshmbathet edhe vetë.

T’ia mësojë disa gjëra të rëndësishme në fe, ashtu që t’i kryej obligimet fetare pa mangësi. Ky është obligim i burrit ndaj gruas, ashtu siç është ushqimi a pija, madje kjo është edhe më përparësore dhe më e kërkuar për burrin.

Allahu i madhëruar thotë:

“O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.” Tahrim, 6.

Po ashtu, qortimi i saj nëse e lë ndonjë urdhër të Allahut, për arsye se burri është përgjegjës për atë para Allahut  të Lartësuar në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë…” Nisa, 34.

Mos ta zbulojë fshehtësitë e saj dhe mos t’ia përmend të metat që i ka gruaja, edhe nëse ndodhë ndarja mes tyre. Po ashtu, nuk duhet t’ia zbulojë gjërat e pamoralshme nëse i vepron ndonjëherë, mirëpo obligohet që të lutë Allahun, që ta udhëzojë dhe ta përmirësojë gjendjen e saj.

Ai duhet të caktojë një pjesë kohe ku të luaj më të, të bëjë shaka, ashtu sikur kërkohet që të jetë i butë me to, sikur ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: “Kjo është robëreshë, ti luan me të dhe ajo luan me ty”. Kjo lejohet edhe nëse gruaja është në menstruacione, mirëpo në këtë gjendje ndalohen marrëdhëniet intime, kurse nuk ndalohen: puthja e saj, luajtja me të, madje këto gjëra janë të kërkuara praj burrit me qëllim të zbusë zemrës e saj dhe që ajo të mos mendoj se është e nënvleftësuar për shkak të kësaj natyrshmërie së cilës ia ka caktuar Allahu.

E drejta e gruas ndaj burrit

Respektimi i tij duke mos i bërë mëkat Allahut të Lartësuar, e posaçërisht kur e thërret për në shtrat. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse e thërret burri gruan e tij në shtrat e ajo nuk i shkon dhe ai ka fjetur i hidhëruar atë natë me të, për të (gruan) është mallkimi i melaikeve deri në mëngjes”. Mutefekun alejhi.

Gjithashtu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Nëse do ta kisha urdhëruar ndokënd t’i bëjë sexhde ndonjë krijese, do ta kisha urdhëruar gruan t’i bënte sexhde burrit të saj”.

Ruajtja e nderit, pasurisë, edukimi i mirë i fëmijëve dhe ruajta e shtëpisë së tij.

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Nuk ka dobi tjetër besimtari pas adhurimit të Allahut  të Lartësuar përveç prej gruas së mirë, të cilën nëse e urdhëron për diçka e respekton atë, nëse shikon atë gëzohet me shikimin e saj, e nëse mungon ndaj saj e ruan në vetveten e saj dhe në pasurinë e tij.

Modestia ndaj tij, ulja e zërit pranë tij dhe pengimi i dorës dhe gjuhës nga e keqja.

Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

(Visited 100 times, 1 visits today)
Top