Quarta-feira’, 29/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

TË DREJTAT E BASHKËSHORTIT

TË DREJTAT E BASHKËSHORTIT

burri
• TË DREJTAT E BASHKËSHORTIT • ..(01)

? Obligimi i parë ?
Devotshëmira, frika dhe përkushtimi ndaj Allahut (subhanehu ue teala).
Devotshmëria është njëra prej cilësive që shumë njerëz e kanë humbur. Të devotshmit gjithmonë janë të interesuar për t’i kryer në mënyrë sa më të plotë të gjitha obligimet.
Pikërisht për devotshmërinë ka folur edhe Hasan el-Basriu, kur dikush e pyeti: “Unë kam një vajzë, me kë ta martoj?”
Hasan el-Basriu i tha: “Martoje me një të devotshëm, sepse i devotshmi e mban duke qenë i mirë ndaj saj dhe nëse e ndan, nuk i hyn në hak.”
Në fakt, prania e devotshëmrisë, përkushtimit dhe frikës ndaj Allahut në zemrën e bashkëshortëve është shtysë për kryerjen e detyrimeve në mënyrën e duhur. E nëse Allahu hedh në zemër dritën e devotshmërisë dhe të përkushtimit, atëherë nga kjo dritë do të rregullohen veprat e këtij njeriu.
I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Vërtet në trupin tuaj ndodhet një copë mishi, nëse ajo përmirsohet, atëherë do përmirsohet i gjithë trupi, e nëse ajo prishet, prishet i gjithë trupi: ajo është zemra.”
? Rrethanat dhe shoqëria ?
Rrethanat ndikojnë shumë në kryerjen e detyrave. Nëse shikon dikë që është edukuar në një ambient të mirë, sipas Kuranit dhe Traditës Profetike, edhe që është udhëzuar sipas udhëzimit të të parëve tanë të mirë, do ta gjesh atë respektues të të drejtave bashkëshortore dhe zbatues të detyrimeve familjare të përcaktuara për të nga Allahu i Lartësuar. E njëjta gjë vlen edhe për gruan që ka pasur fatin të jetojë në një ambient të mirë. Një ambient i tillë është shtysa më e mirë për të në kryerjen e detyrave ndaj bashkëshortit të saj.
Këto dy çështje janë tepër të rëndësishme si për përmirsimin e jetës familjare edhe për kryerjen e obligimeve bashkëshortore.
————————————————————–
Pjesë nga libri: “KODI I FAMILJES”
Autor: Muhamed el-Muhtar ESH-SHINKITI
————————————————————–
Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..