Sexta-feira, 19/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të dialogojmë në formën më të mirë



Të dialogojmë në formën më të mirë

Tregimi 22
Të dialogojmë në formën më të mirë

“E ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe veçse ashtu siç është më së miri”. (Kuran, el-Ankebut: 46)

Një baba, kishte mbjellë qetësi te fëmijët e tij. Ata e kanë përvetësuar këtë tipar. Ata mendojnë dhe bisedojnë si të rritur. Kur babai pyetet se si e ka arritur këtë, ai thotë: “Sigurisht se para së gjithash duhet ta falënderoj Allahun, sepse udhëzimi vjen prej Tij. Sa më përket mua dhe bashkëshortes, ne jemi fokusuar në disa pika të veçanta sa herë që flisnim me fëmijët dhe debatonim me ta. Përveç kësaj, jemi pajtuar me bashkëshorten që të ndjekim një metodë të përcaktuar për t’u marrë me veçantitë dhe cilësitë e tyre. Disa prej gjërave që i kemi bërë, janë këto:
Ne vazhdimisht u kemi thënë se gjithmonë do të ekzistojnë gjëra për të cilat do të kenë mospajtime dhe mosmarrëveshje. Në këtë nuk ka dëm, mirëpo nuk duhet të ketë përbuzje të qasjes së asnjërit. Më kujtohet që, sa herë debati dilte nga kontrolli dhe zërat e fëmijëve të mi fillonin të ngriheshin, i ndërprisja dhe i thosha të birit ose bijës: “Ndale bisedën! Merr frymë thellë!”, ose “të bëjmë një minutë pushim!” – dhe kthehesha nga bashkëshortja dhe e pyesja: “Çfarë ka për darkë sonte?”
Shpesh u thosha fëmijëve: “Te të gjithë njerëzit dhe gjërat ka pika të mira dhe të këqia. Për t’i njohur se si janë, kemi nevojë të njohim aspektet pozitive dhe negative të njerëzve, gjërave dhe situatave. Më kujtohet, kur biri ose bija lidhej shumë me diçka dhe ai/ajo dëshironte të arrinte atë, bënin debat të nxehtë për të më bindur. Unë u thosha: “Ajo që thua është e arsyeshme, mirëpo para se të pajtohem ose të mos pajtohem, dëshiroj t’i përmendësh katër gjëra negative që lidhen me të.”
Shpesh e ndërprisja debatin dhe thosha: “Më duket se vetëm po i përsërisim gjërat dhe disa prej tyre nuk po flasin arsyeshëm, si dhe nuk po i përmbahen edukatës së mirë, prandaj nuk do të flasim për këtë përsëri para se të kalojnë tri ditë. Kjo periudhë do të jetë mundësi e mirë për secilin prej nesh që ta shqyrtojë qëndrimin e tij”.





  • Njeriu një pjesë të madhe të jetës së tij e kalon duke bise-duar e dialoguar me të tjerët. Duke u nisur nga ky fakt, na del se të mësuarit e bisedimit dhe dialogimit të mirë në mesin familjar do të na ndihmojë shumë që ta kalojmë shumë mirë një pjesë të madhe të jetës tonë.
    Zoti na ka mësuar në Kuran që të dialogojmë në formën më të mirë, madje edhe me ata, me të cilët nuk pajtohemi në besim, e çka mendoni për ata me të cilët nuk pajtohemi vetëm në men¬dime. Prandaj t’i mësojmë fëmijët tanë praktikisht që të zhvi¬llojnë biseda dhe debate të kulturuara.
    Prindërit_e_Suksesshëm

(Visited 24 times, 1 visits today)




Top