Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Të bërët synet do të thotë heqja në mënyrë kirurgjikale e lëkurës që mbulon kokën e penisit. Kjo pjesë e lëkurës quhet prepicium. Në Amerikë është ndërhyrja më e shpeshtë kirurgjikale në pediatri. 1/6 e fëmijëve të botës janë bërë synet. Dobitë e të bërit synet 1)Pakëson mundësinë e sëmundjeve infektive të traktit urinar. 2)Pakëson […]
Të bërët synet do të thotë heqja në mënyrë kirurgjikale e lëkurës që mbulon kokën e penisit. Kjo pjesë e lëkurës quhet prepicium. Në Amerikë është ndërhyrja më e shpeshtë kirurgjikale në pediatri. 1/6 e fëmijëve të botës janë bërë synet. Dobitë e të bërit synet 1)Pakëson mundësinë e sëmundjeve infektive të traktit urinar. 2)Pakëson […]
Të bërit synet (Cirkumzicioni) !?

Të bërët synet do të thotë heqja në mënyrë kirurgjikale e lëkurës që mbulon kokën e penisit. Kjo pjesë e lëkurës quhet prepicium. Në Amerikë është ndërhyrja më e shpeshtë kirurgjikale në pediatri. 1/6 e fëmijëve të botës janë bërë synet.
Dobitë e të bërit synet
1)Pakëson mundësinë e sëmundjeve infektive të traktit urinar.
2)Pakëson mundësinë e infeksionit të lëkurës së hequr gjatë synetit.
3)Ul mundësinë e ngadalësimit të urinës gjatë daljes (kur nuk është bërë synet shpesh ndodh që kjo lëkurë që hiqet gjatë synetit të bllokojë vrimën e penisit (fimozis) duke bllokur daljen e urinës dhe duke krijuar një vend të përshtatshëm për infeksion.
4)Pakëson mundësinë e kancerit të penisit.
5)Pakëson zbrazjen parakohe të spermës (kur të rritet).
6)I krijon fëmijës një higjenë më të mjaftueshme.
7)Pakëson mundësinë e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (kur të rritet).
8)Është vënë re se tek gratë e burrave të bërë synet shfaqet më pak kanceri i qafës së mitrës (serviks)
Kur është koha më e përshtatshme?
Mëgjithëse ka burime të ndryshme që flasin ndryshe rreth moshës së duhur mund të themi që numri i doktorëve që mbron të bërit synet tek të porsalindurit po vjen në rritje. Megjithatë ëkziston një mendim unanim se më e mira është midis moshës nën 2 vjeç ose mbi 6 vjeç. Nën 2 vjeç për arsye se kontrolli i higjenës së tyre dhe i dhimbjes është më i lehtë. Mbi 6 vjeç sepse arrin ta kuptojë duke ja shpjeguar në mënyrën e duhur. Kurse midis 2-6 vjeç nuk këshillohet (veç në raste të domosdoshme) për arsye se fëmija mund të traumatizohet psikologjikisht .
Megjithatë duhet theksuar se syneti mund të bëhet edhe në moshat e rritura.
Ç’duhet bërë me fëmijën para synetit?
Duhet ta përgatisim psikologjikisht. Duhet ti tregojmë të vërtetën. I duhet shpjeguar qartë se të bërët synet nuk do të thotë se do të ndjej dhimbje të fuqishme apo se do ti pritet penisi me thikë etj. Duhet kuptuar mirë se çfarë mendon ai rreth të bërit synet dhe cilat janë frikat e tij dhe duhen rregulluar ato që ai i mendon gabim. Duhet që syneti të bëhet me dëshirën e tij e jo me forcë.
I duhet bërë një vizitë tek urologu. Ai duhet të vlerësoj fëmijën nga disa aspekte siç janë disa sëmundje të lindura urologjike (ku nuk këshillohet syneti) apo nëse vezoret (testet) kanë zbritur në vendin e duhur (skrotum) apo jo etj. Dialogu i mirë me urologun e qetëson fëmijën. Nëse fëmija ka frikë të tepruar apo është tepër agresiv mund të përdoren qetësues por kjo nuk ndodh shpesh.
Kush duhet ta bëj synetin?
Syneti duhet kuptuar si një operacion në penis dhe kështu që më idealja është që ai të bëhet nga një mjek kirurg ose urolog në kushte sterile të një salle operacini. Edhe nëse del ndonjë problem përsëri ai është që do të duhet ta vizitojë fëmijën. Gjatë këtij proçesi mund të përdoret si anestzia lokale dhe ajo e përgjithshme. Mosha, sëmundjet e ndryshem që mund të ketë fëmija, komplikacionet e ndryshme duhen diskutuar mes mjekut dhe familjarëve dhe duhet vendosur më e mira me miratimin e të dyja palëve. Megjithëse ka disa metoda më e përhapura është ajo klasike ku kirurgu pasi e kap lëkurën, me anë të një bisturie apo gërshëre kirurgjikale e pret atë dhe pasi lidh damarët e qep. Penjtë janë penj që shkrihen vet prandaj nuk është e nevojshme të hiqen më vonë megjithatë konsultohuni dhe me mjekun tuaj.
Cilat janë komplikacionet?
Hemoragjia: Megjithëse shihet rrallë.Vetëm një kompres është e mjaftueshme për ta ndaluar. Mos u bëni merak por kontaktoni me urologun tuaj. Për sa kohë nuk ka ndonjë problem me mpiksjen e gjakut (koagulopati) tek fëmija juaj nuk ka pse të shqetësoheni.
Dhimbja: Mund të fillojë pas daljes së anestezisë. Përdorni qetësues. Dhimbja do të vijë duke u ulur me kalimin e kohës.
Infeksion: Mund të ndodhë nëse nuk janë përdorur mjete të pastërta ose mos patja e një higjene të duhur të fëmijës. Mos mbyllja e plagës + skuqje dhe enjtje e madhe e plagës dhe rrjedhje qelbi. Kontaktoni me mjekun tuaj urolog.
Edema (fryrje): Është normale dhe shihet sidomos tek ata fëmijë që ngrihen dhe lëvizin menjëherë pas synetit. Do të vijë duke zbritur gjatë ditëve.
Plaga e synetit duhet të mbyllet përafërsisht për 7-10 ditë. Nëse nuk mbyllet dhe shihni një gjë jonormale tek ajo kontaktoni me mjekun tuaj.
Kush nuk duhet bërë synet?
Ata që kanë probleme të lindura të penisit (hipospadias, epispadias). Megjithëse këto janë raste të rralla .Gjithashtu ata që kanë probleme të rënda me frymëmarrjen, me zemrën, që kanë probleme me mpiksjene gjakut ose të bëhen patjetër nën kontrollin e mjekut.
Dijeni se…
Menjëherë pas synetit fëmija mund të ngrihet në këmbë por kjo nuk i bën mirë pasi fryerja e plagës mund të rritet. Mirë është që të paktën 24 orëshin e parë ta kalojë në shtrat. Një javë pas synetit mund të bëj banjo. Penjtë e përdorur zakonisht janë të tillë që shkrijnë vetë kështu që mos u mundoni t’i hiqni. Zakonisht garzat hiqen një ditë më vonë por edhe nëse bien më përpara mos u bëni merak përderisa nuk keni hemoragji. Nëse keni hemoragji jo të mëdha vendosni një tjetër të pastër. Heqjen e parë të garzave mirë është që ta bëj urologu kështu që të shikojë dhe një herë plagën dhe të bëj mjekimin e parë të saj. Më pas mjekimet e tjera mund të bëhen dhe nga të afërmit. Shërimi I plagës ndryshon nga fëmija tek tjetri apo nga mënyra e operimit por zakonisht zgjat 7-10 ditë. Për sa i përket luajtjes (p.sh me top) mirë është 2-4 javët e para mos të luaj. Kjo rrit mundësinë e infeksionit, fryerjes dhe hemoragjisë. Për hipjen në biçikletë mirë është të luaj me të pas 4 javësh. Kurse për tu futur në det pas 7-10 ditësh. Edhe bebet e porsalindura mund të bëhen synet . /mjeksiaislame/
Pershtati: Dr.Nurian Ohri
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
April 1, 2018 / By M.I Halil Kastrati – Biri Im (Official Video) | JETIMAT E BALLKANIT
April 1, 2018 / By M.I Një lutje për të ruajtur shëndetin dhe për tu mbrojtur nga varfëria
April 1, 2018 / By M.I Si te largosh pikellimet?
April 1, 2018 / By M.I Si te kuptoni qe një femër e martuar nuk është e lumtur?
April 1, 2018 / By M.I Pëshpëritja e djallit ndaj njeriut
April 1, 2018 / By M.I Njerëzit ndahen në falënderues dhe në jofalënderues
April 1, 2018 / By M.I Me këtë përbërje për 10 ditë, dhimbja në kocka dhe nyje zhdukët!
April 1, 2018 / By M.I Si të bëhesh më i forti i njerëzve?
April 1, 2018 / By M.I Ja çfarë duhet të bëni menjëherë pas djegies