Segunda-feira, 18/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të bëhemi shokë me fëmijët tanë dhe mos të lejojmë krijimin e barrierave mes nesh

Të bëhemi shokë me fëmijët tanë dhe mos të lejojmë krijimin e barrierave mes nesh

Tregimi 19
Të bëhemi shokë me fëmijët tanë dhe mos të lejojmë krijimin e barrierave mes nesh

“Mos mendoni se prindi që është shok i llaston fëmijët e tij, përkundrazi ai është i prerë, i drejtë, i butë, i shoqërueshëm dhe i baraspeshuar.

Një baba ishte vetëm njëzet e tri vjet më i vjetër se i biri i tij. Kjo i mundësoi të marrë pjesë me të në shumë lojëra; ai shpesh i kërkonte ndihmë të birit për t’i blerë gjërat e nevojshme për shtëpi. Ai përkujdesej që i biri ta shoqëronte në xhami për t’u falur. Ai madje nganjëherë shkonte në xhaminë më të largët, me qëllim që të ketë mundësi të bisedojë me të për jetën e familjes, për ambiciet e shkollimit dhe për planet e së ardhmes. Ai sigurohej që biseda të ishte me një shpirt spontan, për aq sa është e mundur. Ai madje i bënte disa komente dhe shaka të këndshme, derisa sytë e të birit t’i shkëlqenin nga lumturia. Megjithatë, babai e dinte saktësisht se çka synonte.
Ai përpiqej të largonte çdo barrierë midis tij dhe të birit. Dhe ai ndiente se po arrinte sukses kur vërente se i biri po e konsultonte për çështje të ndjeshme, për të cilat në përgjithësi fëmijëve u vjen turp t’i hapin me baballarët e tyre. I biri, në vazhdim interesohej ta shoqëronte babanë e tij në vizita te të afërmit e tij, një gjë që shumica e adoleshentëve nuk e bëjnë.

Shumë prindër befasohen kur dëgjojnë se bijtë ose bijat e tyre kanë bërë disa gabime shumë të mëdha. Arsyeja për rënien në gabime është se kur adoleshentët kanë nevojë për babanë ose nënën e tyre, ata nuk janë në dispozicion të tyre. Ata kërkojnë ndihmën e një personi tjetër, dhe ky personi tjetër mund të mos jetë shpëtimtari i tyre, por mashtruesi i tyre.
Dije se, nëse ti nuk mund t’i dëgjosh fëmijët e tu, atëherë ka të tjerë që mund t’i dëgjojnë, por të cilët nuk i njohim se kush janë.
Nga libri
Prindërit_e_Suksesshëm

(Visited 187 times, 1 visits today)
Top