Terça-feira, 7/7/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Takimi i dy shejtanëve

Takimi i dy shejtanëve

zjarrizjarri

Ibën Ebi Dunja, Allahu e mëshiroftë, transmeton prej selefit se: “Një shejtan e kishte takuar një shejtan tjetër të cilit i thotë: Më dukesh shumë i dobët? I përgjigjet: Unë e shoqëroj një njeri tërë kohën i cili kur ha e përmend emrin e Allahut dhe unë nuk ha me të, kur pinë e përmend emrin e Allahut dhe unë nuk pi me të, kur hyn në shtëpi e përmend Allahun dhe unë rri jashtë, nuk mundem të hy në atë shtëpi. I thotë tjetri shejtan: Unë e shoqëroj një njeri i cili kur ha nuk e përmend emrin e Allahut dhe unë ha së bashku me të, kur pinë nuk e përmend emrin e Allahut dhe unë pi së bashku me të, kur hyn në shtëpi nuk e përmend emrin e Allahut dhe unë hy së bashku me të, kur bën marrëdhënie me gruan e tij nuk e përmend emrin e Allahut dhe unë bëj marrëdhënie me gruan e tij”.

(Visited 90 times, 1 visits today)
Top