Thursday, 17/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

TAKIKARDIA, RRAHJA E SHPEJTË E ZEMRËS



TAKIKARDIA, RRAHJA E SHPEJTË E ZEMRËS

TAKIKARDIA, RRAHJA E SHPEJTË E ZEMRËS

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Me të vërtetë në trup ndodhet një copë mishi, nëse ajo përmisohet i gjithë trupi përmirësohet e nëse ajo prishet i gjithë trupi shkatërrohet, ajo copë e mishit është zemra”.

Takikardi d.m.th ritmi i shpejtë i zemrës pra kur zemra rreh më shpejt se sa duhet. Për një të rritur rrahjet normale të zemrës variojnë nga 60-100 për minutë.

Nëse zemra juaj rreh më shpejt se 100 rrahje në minutë kjo do të thotë takikardi. Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj. por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen. Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të bëhen shkak i problemeve serioze të zemrës.

Si ndodh takikardia?

Rrahjet e zemrës mund të rriten edhe në gjendje normale si p.sh:

Gjatë ushtrimeve fizike.

Gjatë temperaturës

Gjatë emocioneve apo merakut

Por mund të ndodh që edhe një problem me gjëndrat e tiroideve p.sh hipertiroidia (punimi më shumë se sa duhet i kësaj gjëndre ) mund të shkaktoj takikardi.

Gjithashtu edhe përdorimi i disa ilaçeve (disa ilaçe kundër kollës, gripit apo për rënien në peshë etj.) apo kokaina dhe pijet me kafeinë mund të shkaktojnë takikardi.





Këto që thamë më lart nuk janë shkaqe që kanë lidhje drejtpërdrejt me zemrën.

Ç’duhet bërë për ta parandaluar?

Më e rëndësishmja është të bëni një jetë të shëndetshme për zemrën tuaj.

Kujdesuni peshën

Kujdesuni ushqimin

Mos pini duhan

Mundohuni të ecni apo bëni ushtrimet që mjeku ua ka këshilluar.

Largojuni pijeve me kofein.

Rregulloni diabetin (nëse keni), tensionin e lartë dhe kujdes me kolesterolin.

Pas moshës 40 vjeçare shkoni rregullisht për kontroll tek kardiologu. Kjo për arsye se aritmitë mund të përsëriten.