Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Këpucët me takë të lartë janë përgjegjëse për plagët në këmbë dhe për defekte të tjera kockash. E gjithë pesha e trupit mbështetet në këtë pjesë të ndjeshme të këpucëve. Këpucët me taka të larta çekuilibrojnë trupin. Kjo mund të shkaktojë lodhje të mesit. Veshja e përhershme e takave të larta dëmton gjunjët. Mjekësia popullore […]
Këpucët me takë të lartë janë përgjegjëse për plagët në këmbë dhe për defekte të tjera kockash. E gjithë pesha e trupit mbështetet në këtë pjesë të ndjeshme të këpucëve. Këpucët me taka të larta çekuilibrojnë trupin. Kjo mund të shkaktojë lodhje të mesit. Veshja e përhershme e takave të larta dëmton gjunjët. Mjekësia popullore […]
Takat e larta dhe rreziku i tyre

Këpucët me takë të lartë janë përgjegjëse për plagët në këmbë dhe për defekte të tjera kockash. E gjithë pesha e trupit mbështetet në këtë pjesë të ndjeshme të këpucëve.
Këpucët me taka të larta çekuilibrojnë trupin. Kjo mund të shkaktojë lodhje të mesit. Veshja e përhershme e takave të larta dëmton gjunjët.
Mjekësia popullore ka evidentuar se njeriu plaket fillimisht nga këmbët, ashtu si edhe bima kalbet nga rrënja.
Në shputën e këmbës gjendet shumë enë gjaku, kështu që shkencëtarët e kanë quajtur edhe si “zemra e dytë”. Gjithashtu në të ka mbaresa të pafundme nervore të cilat lidhen ngushtë me trurin
Këpucët me taka të larta datojnë nga Europa mesjetare. Femrat, ashtu edhe meshkujt me autoritet apo pjesëtarë të familjeve mbretërore, asokohe vishnin këpucë me një lartësi karakteristike, ndërsa në 100 vitet e fundit ka pasur pak periudha (dhe ato fare të shkurtra) kur takat e larta kanë dalë nga moda. Arsyet e përdorimit të këpucëve me taka të larta janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga dëshira e femrës për t’u dukur më e bukur, më e gjatë, e nganjëherë edhe thjesht për modë. Mirëpo, nuk duhet harruar që shputat paraqesin bazën e trupit mbi tokë dhe si të tilla ato kërkojnë një mbështetje sa më të mirë e të gjerë. Pra, si t’ia bëni me takat e larta që sigurojnë bukuri dhe elegancë në dëm të stabilitetit?! A ia vlen të rrezikohet dhe cilat janë pasojat e përdorimit të këpucëve me taka të larta?!
Realisht, shumica e ekspertëve të kësaj fushe janë të mendimit që për përdorim afatgjatë ditor, takat e këpucëve të kenë një lartësi prej 1-2 cm, ndërsa në raste të veçanta (për periudha më të shkurtra kohore) edhe mund të përdoren ato me taka të larta.
Përdorimi për periudha të zgjatura të takave të larta shpesh mund të ketë pasoja serioze për femrën, e sidomos kur kombinohen takat e larta me grykat e ngushta të këpucëve mbi të cilat bie pesha e gishtërinjve.
Kështu këpucët me taka të larta që përdoren për periudha të gjata kohore mund të çojnë në deformim të gishtërinjve dhe shputës, rrisin mundësitë për thyerje, përdredhje e ndrydhje, dëmtojnë tendinën e Akilit dhe muskulin e pulpës, etj. Specialistët e “Royal National Orthopaedic Hospital” në Londër kanë përdorur një teknologji të re përmes të cilës arritën të jepnin imazhe 3D të shputës teksa qëndron mbi taka relativisht të larta.
Nga kjo foto vërehet se si pozicionohet shputa në një pozitë jonormale për të, ku e gjithë pesha bie mbi pjesën e përparme të shputës duke i favorizuar maksimalisht deformimet e mundshme. Kështu, deformimet dhe problemet e tjera shoqëruese si pasojë e përdorimit të këpucëve me taka të larta janë të paevitueshme për aq kohë sa këto të fundit bëhen pjesë e përditshmërisë së garderobës së femrës.
Edhe specialistët e klinikave më të shquara europiane, këshillojnë reduktimin e daljeve me këpucë që kanë taka të larta.
1.Këpucët me taka shkaktojnë artrit
Sipas një studimi të Harvard-it takat e larta i bëjnë keq shëndetit të gjunjve, pasi ushtrojnë presion mbi to gjatë ecjes. Sipas këtij studimi gratë që veshin taka të larta kanë 2 herë më shumë mundësi të preken nga osteoartrirti tek gjunjtë.
2.Veshja e takave të larta dëmton këmbët dhe muskujt
Kur vishni taka të larta ndryshon pozicioni i këmbës, dhe thembra qëndron më lartë. Kjo mund të shkaktojë dhimbje kronike këmbësh dhe spazma muskujsh. Sipas terapistes Natalie A. Nevins nëse duhet të vishni taka për shkak të profesionit tuaj, është mire që të keni edhe një pale këpucë të sheshta gjatë ditës.
3. Takat e larta shkaktojnë nerv shiatik
Takat e larta bëjnë që të ushtroni më shumë presion tek muskujt e prapëm të mesit. Sipas Dr. Carrie Bowler, gratë që veshin taka të larta shpesh vuajnë nga nervi shiatik—dhimbje kronike këmbësh dhe dhimbje të tjera gjatë ecjes.
4.Takat e larta ju shtrembërojnë qafën
Dr. Bowler thekson gjithashtu se takat e larta kanë efekte në të gjithë kolonën tuaj e sidomos tek pjesa e sipërme e trupit e konkretisht tek qafa.
5. Takat e larta dëmtojnë kockat
Sipas një njoftimi në “Washington Post”, podiatristët thonë se qëndrimi apo ecja për një kohë të gjatë me taka të larta shakton fraktura ose krisje tek kockat e këmbëve, prandaj është mirë të evitoni këtë gjë sa më shumë. Merrni masa të tjera si masazh këmbësh apo dhe ndërrim të këpucëve gjatë ditës.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
June 28, 2017 / By M.I Njeriu ka tre mbulesa në zemrën e tij
June 28, 2017 / By M.I 4 vajrat bimorë që do të transformojnë trupin tuaj brenda një muaji
June 28, 2017 / By M.I 3 maska natyrale që ju ndihmojnë kundër thinjave
June 28, 2017 / By M.I Shëroni thembrat e plasaritura vetëm me këtë përzierje
June 28, 2017 / By M.I Çfarë ndodh nëse lini këmbët për 30 minuta në uthull molle ?
June 28, 2017 / By M.I Tregimi i burrit që nga turpi nuk mund ta shikonte gruan e tij në sy
June 29, 2017 / By M.I Turqia ngre farmeceutikën e saj kombëtare për sëmundjet gjenetike