Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Shikimi në sytë e një personi mund të tregojë se sa i stresuar është. Ky është raporti i një studimi të realizuar së fundmi.

Shkencëtarët kanë zbuluar se madhësia e bebëzave ndryshon dramatikisht kur jemi të shtyrë të kryejmë disa gjëra në të njëjtën kohë apo kur përballemi me ndryshime të papritura.

Ata shpresojnë se kjo mund të çojë në krijimin e ndonjë mekanizmi përmes së cilit mund të monitorohen njerëzit nëpër punë, para se të mbingarkohen.

Studiuesit në Universitetin Missouri kanë analizuar se si stresi ndikon në gjendjen mendore të personave.

Ata kanë theksuar se sa shumë mbingarkesa ndikon në shëndetin mendor po ashtu edhe në atë fizik, siç mund të jenë dhimbjet e shpinës.

 

(Visited 54 times, 1 visits today)
Top