Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Synim i PD-së, çrrënjosja e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Synim i PD-së, çrrënjosja e korrupsionit dhe krimit të organizuar

pd lipjan

Partia e Drejtësisë, ka hapur fushatën elektorale në qytetin e Lypjanit, me ç’rast u shpalos programi, vizionin dhe platforma politike, për zgjedhjet komunale të tre nëntorit. Ferid Agani, kryetar i PD-së dhe njëherësh ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, i ka ftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Lypjanit që të votojnë kandidatët e kësaj partie për asamblenë komunale, duke thënë se të tillët në mënyrë më të denjë do të përfaqësojnë interesat e tyre.
Agani, më tej ka shtuar se partia që ai udhëheq, ka për synim çrrënjosjen e korrupsionit institucional, krimit të organizuar dhe dukuritë tjera negative që sipas tij, janë instaluar në shoqërinë kosovare, prandaj për t’i realizuar këto, ka kërkuar që të votohet numri 70.
“Më tre nëntor të gjithë së bashku të dalim në votim, të qetë dinjitoz, qytetërues, siç kemi qenë gjithmonë dhe që me vetëdije të plotë dhe me vendosmëri të votojmë më të mirët. Unë ju ftoj që të votoni për listën e Partisë së Drejtësisë. Ju ftoj të votoni për ata që i përfaqësojnë vlerat e juaja, për njerëz të ndershëm që tërë jetën e tyre e kanë të cilësuar me punë të palodhshme dhe përkushtim të sinqertë. Të votoni për njerëz me transparencë të plotë dhe të përgjegjshëm”, ka pohuar ai.
Xhavit Maholli, kryetar i degës së PD-së në Lypjan dhe njëherësh bartës i listës së asambleistëve për zgjedhjet komunale të tre nëntorit, para elektoratit të kësaj partie, ka pohuar se PD-ja nuk ka dhënë asnjëherë premtime të pakapshme, por premtime të cilat çdo herë i ka realizuar.
“Tre nëntori është një datë historike, Kosova ka nevojë të ndryshojë për të mirë, ndërsa Lypjani në veçanti . këtë mund ta bëni ju duke dalë masovisht në zgjedhje dhe ta votoni numrin 70. Votoni Partinë e Drejtësisë dhe kandidatët për asamblenë komunale”, ka pohuar ai.
Votën e qytetarëve të Lypjanit, për kandidatët e PD-së e kërkuan edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi dhe Jeton Svirca.
Ndërsa kryetari i Vizionit Rinor, Fahredin Majkovci, inkurajojë të rinjtë e kësaj komune që të bëhen pjesë e PD-së, duke iu premtuar atyre se anëtarësimi në PD do të jetë i dobishëm për ardhmërinë e tyre.

Në këtë tubim elektoral, u prezantuan nëntë kandidatët që garojnë për asamblenë komunale të këtij qyteti.