Quinta-feira, 27/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Supa e quajtur “Telbine”, hahet kur je i merzitur



Supa e quajtur “Telbine”, hahet kur je i merzitur

Ali ibn el-Husejn ibn Vafidi ka thënë: “All-llahu gjithë mjekësinë e ka vendosur në një gjysmë ajeti kur ka thënë: “Hani dhe pini,por mos e teproni” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Enën më të dëmshme që biri i Ademit e mbushë është barku i tij.Birit të Ademit i mjaftojnë disa kafshata e të jetojë drejt. E nëse është patjetër,ateherë le ta mbushë një të treten e barkut me ushqim, një të treten me ujë,kurse një të treten le ta mbajë(ruaj) për frymëmarrje”(Transmeton Tirmidhiu).

Supa e quajtur “Telbine”, hahet kur je i merzitur, i trishtuar, i brengosur e i hidheruar, qofte nga ndonje fatkeqesi, vdekje e te afermit, etj. Aisha, gruaja e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) urdheronte qe kjo supe, e cila quhet “telbine”, t’i pergatitej te semurit dhe te hidheruarit qe kishte humbur nje te aferm, dhe thoshte: “Kam degjuar te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) te thote: “Telbinia qeteson zemren e te semurit dhe largon nje pjese te merzitjes se tij.” [Buhariu, Muslimi, etj].





(Visited 255 times, 1 visits today)




Top