Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sulejmani (alejhi selam) dhe 100 gratë e tij (ngjarje) ( Domethenia e fjales inshAllah )

Sulejmani (alejhi selam) dhe 100 gratë e tij (ngjarje) ( Domethenia e fjales inshAllah )

Një natë, ai u betua se do të flinte brenda një nate me shtatëdhjetë nga gratë e tij. Kjo përmendet në një hadith të saktë nga profeti Muhamed a.s, të transmetuar nga imam Buhariu. Thotë Profeti a.s:”Sulejmani tha:”Sonte do të fle me shtatëdhjetë gra, ku secila do më lindë një djalë që do luftojë në rrugën e Zotit.” Por nuk tha:”Në dashtë Zoti.” Ai fjeti me to, por vetëm njëra prej tyre mbeti shtatzënë dhe ajo lindi një gjysmë fëmijë (pa duar dhe këmbë). Betohem në Atë që ka shpirtin tim në duar, sikur të kishte thënë “Në dashtë Zoti” do i kishin lindur shtatëdhjetë djem që do të luftonin në rrugë të Zotit.”
“Ne e vumë në provë Sulejmanin dhe vendosëm në fronin e tij një trup, – një fëmijë pa duar dhe këmbë – por ai iu drejtua Zotit.” (Sad, 34)
Sulejmani a.s u pendua për harresën dhe më pas, për çdo gjë thoshte “Në dashtë Zoti.”


(Visited 211 times, 1 visits today)
Top