Quinta-feira, 17/6/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Studimi i kryer tregon sëmundjet që prekin njeriun nëse zhytet në vetmi!

Studimi i kryer tregon sëmundjet që prekin njeriun nëse zhytet në vetmi!

Të zgjedhësh të veçohesh dhe të rrish vetëm duke mos dashur asnjë njeri pranë nuk është një zgjidhje këshilluese. Kjo sjell siptoma të mëdha dhe dëmë shëndetësore. Kjo nuk ka lidhje me meditimin apo me të veçuarit për qetësim.
Kjo është një problem në rang ndërkombëtar dhe shumë studime janë ngritur për këtë tematikë. Hulumtuesit britanik kanë parë të dhënat e afro 200 mijë personave të vetmuar, dhe kanë zbuluar se 29 për qind e tyre kanë sëmundje të zemrës, ndërsa 30 për qind e tyre kanë pësuar sulm në zemër.Sipas kësaj, është kërkuar një intervenim i shpejtë, për të ndihmuar ‘epideminë e qetë’, që është duke i mbytur shumë njerëz, që jetojnë të izoluar dhe pas askënd afër.Sipas pjesës më të madhe të studimit, është gjetur se izolimi social është i ngjashëm me dëmet që i shkakton ankthi, apo stresi që krijohet nga puna.
Në hulumtimin e bërë nga Universiteti i Newcastle dhe ai i Liverpulit theksohet se: “Kemi gjetur se njerëzit që kanë lidhje të dobëta sociale, e kanë gjendjen e zemrës, pothuajse të njëjtë me ata që kanë përjetuar infarkt. Në të shumtën e rasteve, njerëzit e izoluar kanë simptoma në zemër, njëjtë sikurse ata që përjetojnë ankthe apo të stres të madh”

(Visited 94 times, 1 visits today)
Top