Quinta-feira, 25/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Studimet konfirmojnë se shafrani mund të ndryshojë jetën tuaj. Këtu janë 7 mënyra të mahnitshme sesi mund ta përdorni atë



Studimet konfirmojnë se shafrani mund të ndryshojë jetën tuaj. Këtu janë 7 mënyra të mahnitshme sesi mund ta përdorni atë

Shumë studime konfirmojnë idenë se shafrani ka përfitime të pafundme shëndetësore, për të cilat ne kemi folur edhe më parë në Shije.al.
Sot ne do ju vëmë në dispocizion 7 alternativa të ndryshme se ku mund ta përdorni atë:

Shafrani si lëng
Përbërësit
½ lugë çaji me shafran
½ e limonit
kripë deti
Udhëzime
Thjesht shtoni lëngun e limonit, kripën dhe shafranin në një gotë me ujë të nxehtë. Trazojini mirë dhe pijeni pas 10 minutash.

Shafrani si çaj
Kjo pije përgatitet thjesht duhe shtuar pak shafran në çajin tuaj të zakonshëm.

Shafrani si supë
Përbërësit
4 gota ujë me lëng mishi
½ lugë caji me shafran
Pak piper të zi
Udhëzime
Zieni lëngun e mishit me shafranin për 15 minuta. Në fund i shtoni pak piper dhe shijojeni!

Vezë me shafran
Përbërësit:
Vezë
Pak shafran
Përgatitja:
Thjesht shtoni pak shafran në vezët tuaja tradicionale në mëngjes.





Qumësht me kanellë
Vendosni ½ lugë çaji me shafran në një gotë me qumësht. Nëse doni mund ti shtoni edhe pak kanellë.

Smoothie me shafran Indie
Duke shtuar pak shafran në smoothien tuaj të zakonshëm, i keni dyfishuar asaj shijen. Rekomandohet të ketë si bazë qumështin, mangon dhe pak piper të zi.

Shafran me kefir
Kjo shije është e pabesueshme për të përdorur shafranin e Indisë. Thjesht shtoni një lugë gjelle ose më shumë, pluhur shafran Indie në kefir dhe pijeni./Shije.al

(Visited 21 times, 1 visits today)




Top