Segunda-feira, 1/3/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Studimet e reja pohojnë se ushqimi i shpejtë shkakton përtacinë !

Studimet e reja pohojnë se ushqimi i shpejtë shkakton përtacinë !

Edhe pse shumë prej neve kanë përjetuar ndjenjën e përtacisë pas shumë shujtave të ushqimit, hulumtuesit nga Kalifornija thonë se studimi i tyre tregon se marrja e vazhdueshme e ushqimit të përpunuar dhe pesha e tepruar trupore bën që njerëzit të jenë të lodhur dhe joaktiv, që është e kundërta e asaj që besohet se përtacia shpie në mbipeshë.

Hulumtuesit nga Univerziteti i Kalifornisë – Los Angjeles (UCLA) do të publikojnë rezultatet e këtij studimi në revistën ”Fiziologjia dhe sjellja”.

Ata e kanë zhvilluar studimin mbi minjë, sistemi fiziologjik i të cilëve është shumë i ngjashëm me atë të njeriut. Duke i ndarë në dy grupe, ekipi ka ushqyer 32 minjë femra me njërën nga dy dietat për një periudhë prej 6 muajsh. Grupa e parë është ushqyer me dietë normale të përshtatur për minjë e cila është përbërë nga produkte të përpunuara – sic janë misri dhe ushqimi i peshqëve – deri sa grupa tjetër është ushqyer me ushqim të kualitetit më të ulët, e përpunuar me ushqim që përmbantë shumë sheqer. Kjo dietë ka shërbyer si zavendësim për ushqimin e shpejtë, tha ekipi. Duke ndjekur ndryshimet gjatë 3 muajve, ekipi kishte vërejtur se minjtë të cilët ishin në dietë me ushqim të shpejtë u bënë me mbipeshë ndërsa grupi tjetër që kishte ngrënë ushqim normal të papërpunuar, nuk kishte vënë mbipeshë.

Këto rezultate nuk janë befasuese, por kur hulumtuesit u kanë dhënë si detyrë minjëve që të shtypin levën në mënyrë që të marrin shpërblimin me bazë ushqimi dhe uji, kanë zbuluar se minjtë me ushqim të shpejtë kishin një pauzë shumë më të gjatë veprimi në krahasim me minjtë me peshë trupore normale.

Në periudhën 30 minutëshe minjtë me mbipeshë kanë bërë pauzë gati dyfish më shumë në krahasim me minjtë me peshë normale.

Hulumtuesi kryesor Aron Blejsdel thotë se të dhënat e tyre tregojnë që letargjia mundë të vie si pasojë e konsumimit të ushqimit të shpejtë.

”Dieta afatgjate me ushqim të shpejte kontribon në dëmtimin e aftësive kognitive”

Është interesante pasi hulumtuesit kanë ndryshuar dietën e dy grupeve pas 6 muajve. Këtë herë minjtë me mbipeshë janë ushqyer me rezhim më të mirë ushqimi për 9 ditë, deri sa minjtë me peshë normale janë ushqyer me ushqim të shpejtë. Edhe pse kanë pasë ushqim të mirë, pesha e minjëve me mbipeshë nuk është përmirësuar, ashtu si edhe pergjigjeja e tyre ndaj detyrës me levë. Përveq kësaj, te minjtë me peshë normale të cilët për 9 ditë janë ushqyer me ushqim të shpejtë pesha e tyre nuk ka ndryshuar dukshëm, dhe përgjigjeja e tyre ndaj detyrës me levë nuk është ngadalësuar.

Ky rezultat tregon se modeli afatgjatë i ushqyeshmërisë me ushqim të shpejtë – dhe jo ndryshimet afatshkurtëra – është fajtor për mbipeshë dhe dëmtime të aftësisë së njohjes, thonë hulumtuesit.

Këto të dhëna nuk spikasin vetëm pasojat shëndetësore të mbipeshës, por edhe përceptimet shoqërore të cilat mundë gabimishtë ti përshkruhen mbipeshës, pasi siq thotë Blejsdel:

”Njerëzit me mbipeshë shpesh etiketohen si përtacë dhe si të padisciplinuar. Ne interpretojmë rezultatet e tona në atë mënyrë e cila sugjeron se idea e cila zakonishtë tregohet në media që njerëzit bëhen mbipeshë pasi ata janë përtac, është një ide e pasaktë. Të dhënat tona shfaqin se ushqyeshmëria shkakton mbipeshë, dhe efekti i ushqimit të shpejtë është përtacia.”Ai shton se ose ushqyerja me ushqim shumë të përpunuar shkakton lodhje ose dieta shkakton mbipeshë, e cila pastaj shkakton lodhje.”

Kequshqyerja e lidhur me sëmundjet kronike.

Për faktin se studimi është zhvilluar në minjë – të cilët kanë sisteme fiziologjike të ngjashme me njeriun – ekipi beson se zbuimet e tyre mundë të përdoren edhe tek njerëzit.

Të dhëna për mbipeshën amerikaneL

Afërsishtë 35% e të rriturve janë me mbipeshë.

Sëmundjet të cilat mundë të parandalohen, e që janë si pasojë e mbipeshës përfshijnë sëmundjet e zemrës, sulmin në tru, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje kanceresh.

Në vitin 2008, hargjimet mjekësore mesatare si pasojë e mbipeshës janë vlerësuar në afro 147 milijard dollarë.

Edhe një gjetje nga studimi tregon se minjtë me ushqim të shpejtë kanë pasë një numër të madh tumorësh në trupin e tyre deri në fund të studimit, deri sa minjtë me uqhsim të mirë kanë pasë numër më të vogël tumorësh të vegjël.

Mbipesha është bërë epidemi e shoqrisë në SHBA në deceniet e fundit, me rritje të prevalencës në mbi 35% tek të rriturit dhe 17% tek fëmijët.

Duke tërhequr me vete pasoja të shumta shëndetësore, mbipesha lidhet me sëmundjet e zemrës, sulmin në tru dhe disa lloje kanceresh.

”Jetojmë në një rreth në të cilin mbizotëron një mënyrë jetëse ulur, me një kualitet të keq ushqyerje dhe me një ushqim shumë të përpunuar e cila dallon shumë nga ushqimi me të cilin janë ushqyer të parët tanë dhe me të cilën jemi mësuar të ushqehemi gjatë historisë sonë njerëzore”, thotë Blejsdel. ”Ky është faktori i cili shpie deri te sëmundje të shumta kronike të cilat po shfaqen sot, siq janë mbipesha dhe diabeti.”

Përktheu dhe përshtati: Dr.med. Abdurrezak, Preshevë

(Visited 53 times, 1 visits today)
Top