Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…” (Kuran: Sureja 20, Ajeti 124) “Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin […]
“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…” (Kuran: Sureja 20, Ajeti 124) “Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin […]
Stresi dhe depresioni: Rezultat i mosveprimit sipas Fesë

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…”
(Kuran: Sureja 20, Ajeti 124)
“Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.” (Kuran: Sureja 6, Ajeti 125)
Mosnënstrimi i njerëzve jobesimtarë ndaj Allahut është shkak që ata të jenë në gjendje të vazhdueshme mundimi, ankthi dhe stresi. Si pasojë, ata vuajnë nga sëmundje të ndryshme psikologjike të cilat shfaqen në gjendjen e tyre fizike. Trupat e tyre vjetrohen më shpejt, ata moshohen më shpejt dhe degjenerohen.
Megjithatë, për shkak që besimtarët janë psiqikisht të shëndoshë ata nuk bien pre e stresit dhe trupat e tyre janë gjithmonë të përgatitur dhe të shëndoshë. Efektet pozitive të nënshtrimit të tyrë ndaj Allahut, besimi në Të, qëndresa duke kërkuar të mirën në çdo gjë dhe të pranuarit e asaj që ndodh me shpresën në premtimet e Tij, reflektohen në gjendjen fizike të tyre. Kjo, sigurisht, vlen vetëm për ata që jetojnë sipas vlerave morale të Kur’anit dhe që me të vërtetë kanë kuptuar fenë. Sigurisht, ata ndodhë të sëmuren dhe plaken por ky proces natyror nuk përfshinë thyerjen psiqike sikurse tek të tjerët.
Stresi dhe depresioni, të konsideruara si sëmundjet e kohës tonë, jo vetëm që shkaktojnë dëm psiqik por gjithashtu reflektohen edhe në defekte fizike. Problemet e lidhura me stresin dhe depresionin janë disa forma të sëmundjeve mendore, varësia nga droga, pagjumësia, çrregullime të lëkurës, stomakut dhe çrregullime të tensionit të gjakut, ftohjet, migrenat, një numër I sëmundjeve të eshtrave, çekuilibri I veshkave, vështirësitë në frymëmarrje, alergjitë, sulmet në zemër dhe ënjtja e trurit. Sigurisht, nuk janë stresi dhe depresioni të vetmit shkaktar të këtyrë, por është vërtetuar shkencërisht se origjina e problemeve të tilla është zakonisht psiqike.
Stresi, i cili prek shumë njerëz, është gjendje e ankthit mendor, shkaktuar nga ndjenja të tilla si: frika, pasiguria, shqetësimi i tepërt, meraku dhe presionet tjera, që dëmton ekuilibrin e trupit. Kur njerëzit bëhen viktima të stresit, trupat e tyre reagojnë dhe lëshojnë alarmin, dhe nisin reagime të ndryshme biokimike në trup: Niveli i adrenalinës në gjak rritet, përdorimi i energjisë dhe reagimet trupore arrijnë nivelin e tyre maksimal; sheqeri, kolesteroli dhe acidet yndyrore depozitohen në gjak; shtypja e gjakut ngritet dhe pulsi përshpejtohet. Kur i dërgohet trurit glukoza, niveli i kolesterolit rritet dhe e gjithë kjo shkakton probleme për trupin.
Ngaqë stresi kronik, në veçanti, ndryshon funksionet normale të trupit dhe kjo mund të shkaktoj dëm serioz. Për shkak të stresit, adrenalina dhe niveli i kortizolit në organizëm ngriten në nivele jonormale. Rritjet afatgjate në nivelin e kortizolit çojnë në shfaqjen e parakohshme të çrregullimeve siç janë: diabeti, sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut, kanceri, ulcera, sëmundjet e frymëmarrjes, ekzema dhe psoriasis. Efektet e niveleve të larta të kortizolit mund të përfshijnë edhe mbytjen e qelizave të trurit. Çrregullimet e shkaktuara nga stresi janë të përshkruara më poshtë në një burim: Ekziston një lidhje e rëndësishme ndërmjet stresit dhe tensionit si dhe dhimbjes që shkakton. Tensioni i shkaktuar nga stresi shpie në ngushtimin e arterieve, pengimin e rrjedhjes së gjakut në pjesë të caktuara të kokës dhe reduktimin e sasisë së gjakut që lëviz në atë pjesë. Nëse një ind privohet nga gjaku kjo shpie direkt në dhimbje, për shkak se një ind i tensionuar ndoshta kërkon më shumë sasi gjaku por në anën tjetër pamjaftueshmëria e furnizimit me gjak stimulon receptorët e veçantë të dhimbjes. Në të njëjtën kohë sekretohen substanca të tilla si adrenalina dhe norepinephrina, të cilat godasin sistemin nervor gjatë stresit. Këto ngritin dhe përshpejtojnë tensionin në muskuj në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi. Kështu, dhimbja çon në tendosje, tendosja në ankth, dhe ankthi shton dhimbjet.
Megjithatë, një nga efektet më dëmtues të stresit janë infarktet. Hulumtimet tregojnë se njerëzit e padurueshëm, agresiv, nevrik, të shqetësuar, konkurrues, armiqësor dhe gjaknxehtë kanë incidencë shumë më të lartë të infarkteve se njerëzit që janë më pak të prirur për këto tipare.
Arsyeja për këtë është se stimulimi ekstrem i sistemit nervor simpatik, i nxitur nga hypothalamusi, gjithashtu shkakton sekrecion të tepërt të insulinës dhe si pasojë akumulimin e insulinës në gjak. Kjo është një çështje me rëndësi jetike. Sepse, nga kushtet që të shpiejnë në sëmundje koronare të zemrës, asnjëra nuk luan rol aq përfundimtar dhë dëmtues sikurse insulina e tepërt në gjak. Shkenctarët kanë zbuluar se sa më i lartë të jetë niveli i stresit aq më shumë dobësohet efekti pozitiv i qelizave të kuqe në gjak. Sipas një eksperimenti të zhvilluar nga Linda Naylor, kryetare e kompanisë për transfer të teknologjisë në Universitetin e Oxford-it, efekti negativ i niveleve të stresit në sistemin imunitar tani mund të matet.
Ekziston një lidhje e ngushtë ndërmjet stresit dhe sistemit imunitar. Stresi psikologjik ka rol të rëndësishëm në sistemin imunitar dhe rezulton në përkeqësimin e tij. Kur është nën stres, truri rrit prodhimin e hormonit kortizol në trup, i cili dobëson sistemin imunitar. Thënë ndryshe, ka një lidhje direkte ndërmjet trurit, sistemit imunitar dhe hormoneve. Ekspertët e kësaj fushë konstatojnë:
Studimet mbi stresin psikologjik dhe fizik kanë zbuluar se në kohët e stresimit të madh ka një rënie në reagimin imunitar, e lidhur me ekuilibrin hormonal. Është e ditur se shfaqja dhe forca e shumë sëmundjeve, përfshirë kancerin, është e lidhur me stresin.
Me pak fjalë, stresi dëmton ekuilibrin natyror të qenies njerëzore. Ekspozimi I vazhdueshëm ndaj kësaj gjendje jonormale dëmton shëndetin trupor dhe të shpie në një mori të gjerë të çrregullimeve.
Ekspertët klasifikojnë efektet negative të stresit mbi trupin e njeriut nën këto kategori bazë:
Ankthi dhe Paniku: Ndjenja se ngjarjet janë duke dalë jashtë kontrollit
Djersitje vazhdimisht në rritje
Zëri ndryshon: belbëzim, dridhje zëri
Hiperaktivitet: shpërthim i paprishtëm i energjisë, kontroll i dobët diabetik
Telashe gjumi: ankth
Sëmundje të lëkurës: Njolla, puçrra fytyre, ethe, psoriasis dhe eczema
Indikacione të tretjes: Dispepsi, vjellje, ulcera
Tendosje e muskujve: kërcëllitje apo shtrëngim i dhëmbëve, dhembje në nofull, kurriz, qafë dhe supe
Infeksione të intenzitetit të ulët: Ftohje, etj.
Migrenë
Rrahje të shpeshta zemre, dhimbje gjoksi, tension i lartë i gjakut
Çekuilibrim i veshkëve, mbajtja e ujit
Çrregullime të frymëmarrjes, gulçim
Alergji
Dhimbje të nyjeve
Gojë dhe fyt i thatë
Infarkt
Dobësim i sistemit imunitar
Tkurrje në regjionin e trurit
Ndjenja e fajit dhe mungesa e vetëbesimit
Konfuzion, paaftësi për të analizuar saktë, aftësi të dobëta mendimi, mbamendje e dobët
Pesimizmi ekstrem, duke besuar se çdo gjë po shkon keq
Vështirësi në lëvizje apo në qëndruarit I qetë
Paaftësi për koncentrim apo vështirësi gjatë koncentrimit
Nervozizëm, ndjeshmëri ekstreme
Mungesë arsyeje
Ndjenja të pafuqisë dhe pashpresës
Humbje apo shtim i apetitit
Ata që nuk arrijnë t’i përmbahen vlerave morale të fesë shohin se “stresi” është shpallur nga Allahu në Kur’an:
“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…” (Kuran: Sureja 20, Ajeti 124)
Në një ajet tjetër Allahu ka shpallur se “…toka u bë e ngushtë për ta, përkundër gjerësisë së saj, kur u ngushtuan edhe shpirtërat e tyre sa që u bindën se nuk ka strehim prej Allahut (tjetërku) pos te Ai…” (Kuran: Sureja 9, Ajeti 118)
Kjo “jetë e vështirë”, apo për t’i dhënë një emër më aktual, stresi, është rezultat i dështimit të njerëzve jobesimtarë në përmbajtjen e vlerave morale të caktuara nga feja. Sot, mjekët janë të mendimit se një vetpërmbajtje e qetësisë dhe vetëbesimit janë thelbësore për mbrojtjen nga efektet e stresit. Një natyrë e qetë dhe paqësore e njeriut është e mundur të arrihet vetëm përmes të jetuarit sipas Kur’an-it. Vërtetë, është shpallur në shumë ajete të Kur’anit se Allahu i dhuron qetësi besimtarëve. (Kuran, 2:248, 9:26, 9:40, 48:4, 48:18) Premtimi i Zotit tonë për besimtarët është shpallur si në vijim:
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre” (Kuran: Sureja 16, Ajeti 97)
Si rezultat i stresit fizik ose psikologjik, gjëndrra veshkore e personit (gjëndrra sipër çdo veshke) tajit sasi të mëdha të hormoneve glucocorticoid. Këto hormone rritin nivelin e energjisë së muskujve dhe ndalin përkohësisht aktivitete të tilla si rritja – të cilat janë të parëndësishme në atë moment. Në rastet kronike të stresit fizik dhe psikologjik këto hormone, që përndryshe janë të rëndësisë jetike, mund të jenë shkaktarë të çrregullimeve të lidhura me stresin, të tilla si tensioni i lartë i gjakut, trashësia, erozioni i eshtrave dhe ulcera e stomakut. /Qur’an and Science
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
June 28, 2017 / By M.I Njeriu ka tre mbulesa në zemrën e tij
June 28, 2017 / By M.I 4 vajrat bimorë që do të transformojnë trupin tuaj brenda një muaji
June 28, 2017 / By M.I 3 maska natyrale që ju ndihmojnë kundër thinjave
June 28, 2017 / By M.I Shëroni thembrat e plasaritura vetëm me këtë përzierje
June 28, 2017 / By M.I Çfarë ndodh nëse lini këmbët për 30 minuta në uthull molle ?
June 28, 2017 / By M.I Tregimi i burrit që nga turpi nuk mund ta shikonte gruan e tij në sy
June 29, 2017 / By M.I Turqia ngre farmeceutikën e saj kombëtare për sëmundjet gjenetike