Sexta-feira, 22/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Stambolli – kryeqyteti i tullacëve

Stambolli – kryeqyteti i tullacëve

Stambolli – kryeqyteti i tullacëve

Thuhet që dikur Stambolli ka qenë vendi i dembelave por gjërat kanë ndryshuar. Në mes tjerash, Stambolli sot njihet edhe si kryeqyteti i tullacëve të botës. Viteve të fundit qindra mijëra të huaj tullacë kanë shkuar në Stamboll për t’i ‘mbjellur’ (implantuar) flokët. Konsiderohet që shumë prej tyre janë nga Evropa, përfshirë Britaninë e Madhe, nga i cili vend, në Stamboll shkojnë disa mijëra për këtë qëllim.

Kjo dukuri në botë është e re dhe quhet Turizëm Shëndetësor. Nga ky turizëm, Turqia është bërë vend i rëndësishëm dhe arkëton rreth 7 miliardë dollarë në vit. Vetëm për ‘mbjelljen’ e flokëve, e cila kryesisht bëhet në pothuaj 400 klinikat e Stambollit, Turqia në vit mbledhë 1 miliard dollarë.

Nëse nuk keni flokë, pra nëse jeni tullac, ju duhen vetëm 1500 dollarë që të dukeni ‘Çok Güzel’ apo sikur kur keni qenë i ri dhe me flokë. Në këtë çmim përfshihet edhe një ekskurzion një ditor në Stamboll. Pra, bëheni me flokë, dhe njëkohësisht, jeni edhe turist.

Daut Dauti

(Visited 170 times, 1 visits today)
Top