Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Një rrëzim nga pakujdesia i ka kushtuar heqjen e gjoksit të majtë. Të paktën kështu pretendon 60-vjeçarja, Jorgjije Ikonomi, e cila në korrik të vitit 2011 i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e gjoksit (mastetektomi) në një prej spitaleve private në Tiranë. Ajo akuzon mjekun kirug të këtij spitali se jo vetëm i […]
Një rrëzim nga pakujdesia i ka kushtuar heqjen e gjoksit të majtë. Të paktën kështu pretendon 60-vjeçarja, Jorgjije Ikonomi, e cila në korrik të vitit 2011 i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e gjoksit (mastetektomi) në një prej spitaleve private në Tiranë. Ajo akuzon mjekun kirug të këtij spitali se jo vetëm i […]
Spitali privat në Tiranë ia hoqi gjoksin pa e pyetur

Një rrëzim nga pakujdesia i ka kushtuar heqjen e gjoksit të majtë. Të paktën kështu pretendon 60-vjeçarja, Jorgjije Ikonomi, e cila në korrik të vitit 2011 i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e gjoksit (mastetektomi) në një prej spitaleve private në Tiranë. Ajo akuzon mjekun kirug të këtij spitali se jo vetëm i ka hequr gjoksin pa të drejtë, por madje as nuk e kanë pyetur fare nëse ajo dëshironte që ta kryente këtë ndërhyrje delikate, që asaj i ka shkaktuar probleme të shumta emocionale.Sipas saj, as ajo e as familjarët e saj nuk kanë firmosur ndonjë dokument para se të futej në sallën e operacionit, transmeton AS.
”Unë u rrëzova nga shkallët dhe u vrava në pjesën e përparme të gjoksit të majtë. Pas disa kohësh fillova të kisha dhimbje të lehtë, por të vazhdueshme. Pasi bëra të gjitha analizat dhe ekzaminimet e duhura, më thanë që kisha një masë të bardhë, tumorale, por e kisha mashkullorë. Vajta tek disa specialistë shumë të njohur në vendin tonë dhe më thanë se nuk më rrezikonte as jetën dhe as gjoksin. Mjaftonte të ndërhyja ku te pjesa e rrezikshme, që ishte në pjesën e poshtme të gjoksit dhe gjithçka do të ishte si më parë. Por ne iu drejtuam spitalit ”Hygeia” për më mirë.
U shtrova dy ditë më parë dhe më datë 5 korrik më futën në sallën e operacionit, pasi mjeku na e bëri shumë alarmante. Por ai vetë nuk më kishte shpjeguar se çfarë do më bënin. Unë e dija se do të futesha në sallë dhe do të më hiqnin atë njollën që kisha. Po sikur të ma ndiente zemra dhe nuk isha e qetë. Ndërkohë që infermierja po bëhej gati të më bënte gjilpërën, i kërkova takim me mjekun. I thashë ”dua të takoj mjekun, se mos më bën ndonjë gjë dhe më heq gjoksin se unë nuk dua ta heq”. Dhe ajo më tha ”se do të vinte mjeku dhe të mos shqetësohesha sepse injeksioni që po më bënte ishte për zemrën”.
Unë e besova, ngaqë pak kohë më parë kisha humbur motrën nga sëmundja e zemrës. Në fakt ajo kishte qenë anestezia sepse unë u zgjova vetëm kur kam dalë nga operacioni në orën 4 të pasdites dhe nuk e kisha më gjoksin. Aty e kam humbur fare. Mjeku erdhi një ditë më takoi, por unë nuk e kisha marrë akoma veten dhe nuk i thashë gjë. Ai më sakatoi mua. Ma hoqi gjoksin pa më pyetur fare, pa më marrë një mendim as mua dhe as familjarëve të mi. Përse e bëri këtë? Apo iu duka e vjetër unë atij dhe i ra shkurt. Unë edhe sikur ta dija se do më merrte jetën nuk do ta hiqja. Nuk doja kursesi ta hiqja.
Që prej asdaj dite nuk kam gjetur qetësi. E kam konsultuar edhe me mjekë të tjerë dhe të gjithë janë habitur se përse ai ma ka hequr gjoksin. Madje edhe vetë një doktoreshë greke po tek ky spital, kur vajta pas operacionit për konsultë, vuri duart në kokë kur e pa: bobo më tha. Po pse ta paska hequr moj? Ti e paske pasur masën edhe poshtë? Edhe vetë mjeku kur e kishte takuar vajza, dhe e kish pyetur përse ia hoqe, i kish thënë “ia hoqa të gjithin pasi po të ndërhyja poshtë, do i ngelej i vogël”. Por edhe ashtu të vogël unë do ta doja, por jo kështu. Të sakatohesh kot.
Dhe kështu u bënë që nga 2011 që bredh nëpër mjekë për të më dhënë një shpjegim. Unë tani kërkoj nga mjeku jo vetëm të më japë një shpjegim se përse ma hoqi, por tani edhe të ma vërë atë që më hoqi se ne vetë nuk kemi para. I kam paguar 3 milionë e 700 mijë. Të mi kthejë një më një se më ka shkatuar një dëm të madh psikologjik. Që prej asaj dite nuk jam më e qetë, dhe u bëj apel të gjithë grave dhe vajzave që të kenë kujdes para se t’i nënshtrohen një operacioni. Të mos përfundojnë si unë, që mjeku më plasi në sallën e operacionit dhe as më pyeti nëse doja ta hiqja një pjesë të trupit tim apo jo”, denoncon ndërhyrjen e padrejtë 60-vjeçarja, Jorgjije Ikonomi.
Ndërkohë që pas denoncimit, u përpoqëm të kontaktojmë me drejtuesit e këtij spitali, por nuk arritëm, pasi numri i telefonit nuk dilte i arritshëm nga rrjeti.
Jorgjije Ikonomi pretendon se as ajo e as familjarët nuk kanë firmosur për ndërhyrjen. Ajo shton se ka qenë plotësisht e kthjellët dhe në gjendje të mirë shëndetësore kur është shtruar në spital, ndaj nuk ka arsye përse të mos pyetej
60-vjeçarja thotë se edhe e ëma e saj kishte pasur të njëjtën shenjë, po pas një rrëzimi. U operua dhe e hoqi shenjën kur ishte 55-vjeçe, por askush nuk i preku gjoksin dhe jetoi deri në moshën 91-vjeçare.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
June 27, 2016 / By M.I Kjo lutje thuhet 7 here në mëngjes dhe mbrëmje
August 24, 2016 / By M.I Dua shqip për prishjen e magjisë
September 4, 2016 / By M.I Ndaloni fotografimin e fëmijeve tuaj, shtëpive dhe jetës tuaj
March 18, 2016 / By M.I 4 Ushqimet që janë ndaluar nga Profeti alejhis selam
March 17, 2016 / By M.I Pija magjike që shëron mbi 50 sëmundje
December 26, 2016 / By M.I Nëse je n’depresion të thellë bëje këtë
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
December 27, 2019 / By M.I Shpikësi i aeroplanit eshte shqiptar , a e ke ditur ?
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
December 18, 2019 / By M.I Simptomat dhe shenjat e shtëpisë ku është bërë sihri
March 6, 2016 / By M.I Misri mbron zorrën e trashë
March 6, 2016 / By M.I Shega – fruta më shëruese në botë
March 6, 2016 / By M.I Fuqia terapeutike e bimës mjekësore Trumzës – Thymus serpyllum
March 6, 2016 / By M.I KAPARI I HYRJES NË XHENET
March 6, 2016 / By M.I Shuarja e zjarrit me ndihmën e lutjeve
March 7, 2016 / By M.I Përse kemi më shumë dhimbje në gjunjë gjatë dimrit
March 7, 2016 / By M.I Si e dini qe vuani nga nervi ishiatik?
March 7, 2016 / By M.I TI DHE SHEJTANI
March 7, 2016 / By M.I Me hixhame kundër dhembjes kronike të kokës
March 7, 2016 / By M.I Rekomandime për ushqim të shëndetshëm për popullatën madhore