Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Specialistët e klinikave më të shquara europiane, këshillojnë reduktimin e daljeve me këpucë që kanë taka të larta

Specialistët e klinikave më të shquara europiane, këshillojnë reduktimin e daljeve me këpucë që kanë taka të larta

 

 

Kështu këpucët me taka të larta që përdoren për periudha të gjata kohore mund të çojnë në deformim të gishtërinjve dhe shputës, rrisin mundësitë për thyerje, përdredhje e ndrydhje, dëmtojnë tendinën e Akilit dhe muskulin e pulpës, etj. Specialistët e “Royal National Orthopaedic Hospital” në Londër kanë përdorur një teknologji të re përmes të cilës arritën të jepnin imazhe 3D të shputës teksa qëndron mbi taka relativisht të larta.

Nga kjo foto vërehet se si pozicionohet shputa në një pozitë jonormale për të, ku e gjithë pesha bie mbi pjesën e përparme të shputës duke i favorizuar maksimalisht deformimet e mundshme. Kështu, deformimet dhe problemet e tjera shoqëruese si pasojë e përdorimit të këpucëve me taka të larta janë të paevitueshme për aq kohë sa këto të fundit bëhen pjesë e përditshmërisë së garderobës së femrës.

Edhe specialistët e klinikave më të shquara europiane, këshillojnë reduktimin e daljeve me këpucë që kanë taka të larta.

1.Këpucët me taka shkaktojnë artrit

Sipas një studimi të Harvard-it takat e larta i bëjnë keq shëndetit të gjunjve, pasi ushtrojnë presion mbi to gjatë ecjes. Sipas këtij studimi gratë që veshin taka të larta kanë 2 herë më shumë mundësi të preken nga osteoartrirti tek gjunjtë.

2.Veshja e takave të larta dëmton këmbët dhe muskujt

Kur vishni taka të larta ndryshon pozicioni i këmbës, dhe thembra qëndron më lartë. Kjo mund të shkaktojë dhimbje kronike këmbësh dhe spazma muskujsh. Sipas terapistes Natalie A. Nevins nëse duhet të vishni taka për shkak të profesionit tuaj, është mire që të keni edhe një pale këpucë të sheshta gjatë ditës.

3. Takat e larta shkaktojnë nerv shiatik

Takat e larta bëjnë që të ushtroni më shumë presion tek muskujt e prapëm të mesit. Sipas Dr. Carrie Bowler, gratë që veshin taka të larta shpesh vuajnë nga nervi shiatik—dhimbje kronike këmbësh dhe dhimbje të tjera gjatë ecjes.

4.Takat e larta ju shtrembërojnë qafën

 

Dr. Bowler thekson gjithashtu se takat e larta kanë efekte në të gjithë kolonën tuaj e sidomos tek pjesa e sipërme e trupit e konkretisht tek qafa.

5. Takat e larta dëmtojnë kockat

Sipas një njoftimi në “Washington Post”, podiatristët thonë se qëndrimi apo ecja për një kohë të gjatë me taka të larta shakton fraktura ose krisje tek kockat e këmbëve, prandaj është mirë të evitoni këtë gjë sa më shumë. Merrni masa të tjera si masazh këmbësh apo dhe ndërrim të këpucëve gjatë ditës.

 

(Visited 29 times, 1 visits today)
Top