Segunda-feira, 14/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Soda e bukës e kripa, të mrekullueshme për dhëmbë

Soda e bukës e kripa, të mrekullueshme për dhëmbë

Këto janë benefitet e mëdha që kripa e detit dhe soda e bukës sigurojnë për dhëmbët tuaj.

Kripa e detit:

Kalcium, magnez, silicon, fosfor, sodium, nikel, hekur- këto janë disa nga elementët dhe mineralet që gjenden në kripën e detit.

Këto substanca i forcojnë mishrat e dhëmbëve, mbrojnë kundër tartarës dhe erës së keqe, dhe mund t’ju zbardhin dhëmbët me kalimin e kohës.

Me përqindjen e jodit të lartë, kripa e detit ka veti antibakteriale dhe ndihmon në neutralizimin e acidit në gojë.

Kripa ju bën që të prodhoni më shumë pështymë, dhe pështyma juaj formon një lloj barriere që mbron dhëmbët tuaj.

Mjafton thjesht të lyeni furçën e dhëmbëve me pak kripë  dhe t’i fërkoni dhëmbët ashtu siç do bënit zakonisht kur i pastroni. Pastaj shpërlajeni gojën me ujë të pastër./Mesazhi/

(Visited 182 times, 1 visits today)
Top