Sexta-feira, 23/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

S’KAM FAT E AS DESHIRE PER TE JETUAR

S’KAM FAT E AS DESHIRE PER TE JETUAR

Pyetje: Selam alejkum! Jam nje moter muslimane ne depresion. Gjithçka ne jete me shkon keq, nuk kam fat dhe as deshire per te jetuar.

Përgjigje: Alejkum selam!

Moter e nderuar,  njeriu ne jete ka ardhur per t’u sprovuar, ndaj fetarisht nuk ka asnje njeri qe nuk i duhet te kaloje sprova ne jete. Natyrisht qe keto sprova qe njeriu kalon, masen dhe kohezgjatjen e tyre i cakton Zoti dhe si te tilla njeriut nuk i ngelet vetem se ti dorezohet vullnetit te Zotit dhe ta pranoje ate ashtu siç i vjen.

Ne nje nga lutjet e tij i Derguari i Allahut, alejhi selam, thoshte: “Te kerkoj te me japesh kenaqesi pas caktimit (kaderit)…”

Natyrisht qe kjo eshte grada me e larte ku njeriun nuk e trondit dhe as nuk e shastis asgje sec cfare i ndodh ne kete jete, por vetem kerkon te jete i kenaqur me Zotin e tij. Dhe nese besimtari nuk mundet te arrije ne kete nivel kaq te larte te gjendjes se tij shpirterore, e karakterizuar nga nje optimizem i larte, atehere ai duhet t’i drejtohet durimit dhe perballimit si nje nga veçorite karakteristike dhe te veçanta te besimtarit.

Profeti i Zotit, alejhi selam, thote: “Çeshtja e besimtarit eshte e çuditshme, gjithshka per te eshte miresi. Dhe kjo i takon vetem besimtarit; nese atij i ndodh diçka qe e gezon, ai falenderon Zotin dhe kjo eshte nje miresi per te, por nese i ndodh diçka e keqe, ai ben durim dhe kjo eshte nje miresi per te.”

Mos harro, moter e nderuar, se ne jete mund te kesh pasur plot çaste te mira dhe te qeta, kujtoji ato dhe shihe jeten me optimzem “sepse pas veshtirsise vjen lehtesimi”, thote Allahu ne Kuran. Nuk ke per te qene gjithmone keshtu -inshallah- mos e humb shpresen tek Zoti dhe bej durim gjate gjithe kohes edhe nese te duhet te jetosh per vite te tera.

Do te keshilloja te lexoje librin “Mos u trishto”, eshte nje liber qe i ben mire besimtarit ne gjendjen tende.

Gjithsesi ilaçi i fundit i kesaj gjendje eshte lutja e Profetit, alejhi selam, per kete rast, te cilen mund ta gjesh edhe tek “Mburoja e Muslimanit”

Burimijetes.com

(Visited 413 times, 1 visits today)
Top