Domingo, 10/12/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Sjelljet e shtatëzënes,per fëmijë të lumtur?!

Sjelljet e shtatëzënes,per fëmijë të lumtur?!

baby
Intervju me Prof. Gerld Hüther, Shkencëtar mbi shkencat e trurit dhe njëherit edhe Udhëheqësi i Qendrës për shkencat preventive Neurobiologjike në Universitetin Göttingen dhe Mannheim / Heidelberg

Gazeta: Zotëri Hüther, si duhet të sillet një grua shtatzënë që fëmija të zhvillohet në mënyre optimale ?

GERALD HUTHER: Gjëja më e bukur dhe më e shtrenjtë gjatë shtatzënisë është që gruaja të gëzohet për fëmiun e saj. Ne e dimë se të gjitha proçeset funksionojnë shumë më mirë nëse gruaja është mirë dhe nëse është e lumtur. Në këto çaste kur ajo nuk ka tendosje edhe barku, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja janë të sinkronizuara dhe në këtë mënyrë arrihet gjendja optimale për fëmijën në bark. Atëherë edhe nuk duhet të miret asnjë intervenim tjetër që fëmija të zhvillohet më mirë, mjafton ajo që u përmend më lartë.

Gazeta: Pra nuk ka nevojë për parapregatitje dhe stimulime ?

GERARD HUTHER: Jo nuk ka nevojë që të dëgjohet Mozarti, por as ndihma me anë të programeve të ndryshme kineze apo ushtrime tjera që stimulojmë fëmijën për diçka të tillë. Kohën më të gjatë prenatale ( para lindjes ) fëmija e kalon në gjumë. Gjatë kësaj kohe nuk ka nevojë që ta pengojmë dhe të irritojmë fëmiun nga jashtë pa nevojë.

Gazeta: Pra fëmija nuk flet më herët edhe nëse gjatë shtatzënisë stimulohet për një gjë të tillë ?

GERARD HUTHER: Me siguri se jo. Mirëpo dihet se fëmija njeh ritmet, thëniet apo edhe këngët e dëgjuara rregullisht gjatë shtatzënisë. Pra nëqoftëse gruaja shtatzëne këndon dhe në atë moment ndjehet mirë dhe e relaxuar, kjo gjendje e këndshme kalon edhe te fëmija. Nëna mundet edhe të ecën në mal ose të vrapojë. Nëse këtë e kryen me kënaqësi, në trurin e fëmijës inçizohet kjo lëvizje, dhe në atë mënyrë fëmija pas lindjes do të ndjehet shumë më mirë nëse dëgjon të njëjtën këngë apo në të njëjtën mënyrë do të luhatet.

Gazeta: Pra mënyra e sjelljes së nënës ndikon në jetën e foshnjës në bark ?

GERARD HUTHER: Po, por nënën nuk kemi mundësi ta detyrojmë që të ndjehet mirë ajo është diçka absurde. Nëse ajo detyrohet të këndojë apo të vrapoje kjo nuk sjell aspak dobi për fëmijën nëse këtë e bën pa vullnetin e saj. Pasi rritja, zhvillimi dhe proçesi i mësimit janë të themi të automatizuara dhe vijnë deri në kulminacion kur ndjenjat janë pozitive.

Gazeta: Por nga ana tjetër nëna mban përgjegjësinë për zhvillimin dhe problemet e mëvonshme të fëmijës, nëse ajo gjatë shtatzënisë ka strese dhe ndjenja negative ?

GERARD HUTHER: Jo, nuk është edhe ashtu siç deklaroni ju. Nëna e ardhshme nuk është fajtore. Gjëja kryesore prej nga merr strukturën truri i fëmijës është gjendja dhe lidhshmëria me trupin e vet. E më pastaj vije lidhshmëria me nënën.

Gazeta: A mund të na sqaroni pak më gjerësisht këtë fenomen ?

GERARD HUTHER: Secili fëmijë vjen me dy përvoja / eksperienca pozitive në këtë botë.
E para është: Unë jam rritur.
Tjetra është: Unë isha i bashkuar
Nga kjo rrjedhin dy qëndrime të cilat do të na përcjellin tërë jetën tonë, e ato janë:
– Malli për të qenë i bashkuar, për rritje të mëtejshme dhe për liri.

E vetmja formë me të cilën arrihen të gjitha ndjenjat që i nevojiten njeriut dhe me anë të së cilës ata ndjehen të lidhur të mirëseardhur dhe njëherit edhe ndjehen se janë në rritje të sipër, është përmes faktorit që quhet dashuri. Këtë përvojë bazë nuk ka mundësi që nëna të ndikojë para lindjes. Por ajo mundet të besojë në principet e jetës se trupi dhe truri i fëmijës vetë do të organizohen, ajo duhet vetëm të ndihmojë konditat gjatë shtatzënisë.

Gazeta: Por kjo nuk është edhe shumë e thjeshtë në librin tuaj” Misteret e nëntë muajve të parë të jetës” ju kritikoni që gratë shtatzëna janë të rrethuara “ me zhurmë, hektik dhe norma jo të volitshme të jetës dhe të punës”. Një grua shtatzëne ditëve të sodit nuk mundet vetëm pse është shtatzëne të ndërrojë tërë jetën e saj, mos të punojë, mos të mësojë, mos të kryej hobi që ka. Pra ajo nuk mundet të lërë punën dhe çdo gjë dhe të shkon të jetojë nëpër vende ku nuk ka zhurmë.

GERARD HUTHER: Po por edhe në qytet egziston mundësia që secili njeri të bën shëtitje, pak më pak të punojë se që ka punuar më parë dhe të gjej dhe të arrijë për vete dhe fëmiun e saj çaste rehatie në ndërkohë. Shtatzënia duhet të jetë një kohë për rikthim, mendim më të mirë dhe lidhje më të të fortë me fëmiun, pasi edhe varet shumë prej kësaj kohe. Më duket se ditëve të sotme në shoqërinë tonë nuk bëhet më dallim ndërmjet gjërave shumë me rëndësi dhe gjërave me më pak rëndësi.

Gazeta: Por disa gjëra në jetë nuk munden të ndryshohen. Çfarë ndodh me fëmijën nëse nëna për një moment trishtohet shumë ? P.sh. ajo është duke pritur autobusin në stacion dhe përnjëherë fillon të alarmojë një ambulancë para saj me zërin alarmues ?

GERARD HUTHER: Një situatë e tillë nuk është problem për fëmijën, kjo mundet të kalojë pa asnjë pengesë pasi edhe ambulanca kalon shpejtë dhe largohet. Fëmija mëson bile prej kësaj situate diçka: mëson se ekzistojnë edhe gjëra jo të këndshme dhe irituese në jetën pas murit ( pas barkut të nënës ). Por edhe pas kësaj kalon ajo fazë dhe vjen faza e qetësimit dhe mbrojtjes që veç fëmija ka në barkun e nënës. Keq do të ishte nëse nëna tërë ditën do të stresohet me këtë rast dhe nuk do të mundet më të relaxohet nga rasti që ka përjetuar; pasi se hormonet e stresit kalojnë prej nënës te fëmija.

Gazeta: Por ka edhe gra te cilat vetëm gjatë shtatzënisë janë më tepër të stresuara dhe të frikësuara.

GERARD HUTHER: Po por një nënë ka edhe pas lindjes shanset e saj që fëmijës së vet t’i japë ndjenjën e sigurisë, dashurisë, dhe lumturisë dhe njëherit edhe t’i japë ndjenjën e vetëbesimit në jetë. Edhe nëse fëmija është i rritur. Kjo mundet poashtu të arrihet edhe me partnerin e jetës suaj.

Gazeta: Çfarë roli luan Babai gjatë shtatzënisë ?

GERARD HUTHER: Ai mundet të veprojë atë gjë e cila pritet nga e gjithë shoqëria: Pra gruan e tij shtatzënë ta ruajë dhe ta ndihmojë, ti jep përkrahjen e plotë si dhe ti jep kurajë. Ai mundet me anë të këtyre ndjenjave pozitive edhe te fëmiu i tij të ndikoj pozitivishtë. Dhe nëse gjatë kohës së shtatzënisë kohë pas kohe ledhaton barkun e gruas, këndon diçka të këndshme për fëmijën ose vetëm i flet diçka, pas kësaj vjen një fëmijë në botë që është i lumtur dhe i cili ka dëshirë të madhe të dëgjon zërin e babait të tij pasi se ai e njeh këtë zë dhe ka besim të plotë në babin e vet.

Gazeta: Por çfarë vetëdije ka një fëmijë i palindur ?

GERARD HUTHER: Nuk ka. Vetëdijen / ndërgjegjen mundemi ta mësojmë vetëm nëse jetojmë dhe rritemi në një shoqëri, pasi se vetëdija është një e arritur sociale dhe nuk mundet të trashëgohet. Nëse nuk kemi njerëz ku mundemi të shohim vetveten dhe veprat e tona, që na mësojnë të folurit tonë, që na mësojnë dhe tregojnë të gjitha ato gjëra të cilat i nevojiten një njeriu atëherë ne nuk dimë se çka na nevojitet dhe nuk kemi as nevojë për diçka të tillë.

Gazeta: Mirëpo një nënvetëdije kemi që para lindjes?

GERARD HUTHER: Shkencëtarët e trurit nënvetëdijen e definojmë si proces që rrjedh vetvetiu. Nga kjo shihet se secili prej nesh ka një nënvetëdije, pasi se truri funksionon mrekullueshëm, pa asnjë ndërhyrje tonën në rrjedhojën e funksioneve. 99 % e të gjitha funksioneve që ndodhin në tru ndodhin pa ndërhyrjen tonë dhe pa vetëdijen tonë. Vetëm kohë pas kohe ne kemi mundësi të fokusojmë vëmendjen tonë në diçka që ne dëshirojmë. Një fëmijë i cili vjen në këtë botë ka mundësi që vëmendjen e tij ta përkufizojë dhe të drejtojë në diçka. Por për zhvillimin e vetëdijes tonë na duhen të tjerët të cilët duhet të na tregojnë se çka është më parësore./mjeksiaislame/

Përshtati dhe përktheu nga gjuha gjermane: Suzana Hasani

@include "";