Terça-feira, 17/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Simptomet e kancerit të gjirit

Simptomet e kancerit të gjirit

gjerat

Simptomet e kancerit të gjirit:
Në stadet e hershme kanceri i gjirit mund të jet i pa dhembshëm dhe pa shenja tjera. Me zhvillimin e kancerit mund të vërehen ndryshimet në gji ose në aksillë si tumefakte.
Në vijim përmendim shenjat dhe simptomet:
1. Paraqitja e tumefaktit i cili mundë të jetë i fortë ose i butë me formë të rrumbullakët ose te çrregullt
2. Edeme e pjesës së gjirit ku ndodhet tumori
3. Ndryshon forma dhe madhesia e gjirit
4. Iritimi i lëkurës ose skuqja
5. Dhembja e timthit ose futja e timthit në brendi
6. Skuqja e timthit ose lëkurës së gjirit
7. Paraqitja e nyjeve limfatike aksilare
8. Sekret nga gjiri: hemorragjik, mukoid, seroz, i perzier
9. Dhembje ne shpine
10. Ekzeme, ulçerim ne lekuren e gjirit
11. Fraktura patologjike

Vërejtje: Paraqitja këtyre shenjave dhe simptomeve nuk do të thot që çdo herë të jetë i pranishëm kanceri i gjirit.
Nyje e fortë në prekje, në shtypje jo e ndjeshme, e vetmuar, me shpesh jo qartë e kufizuar, te femrat paraqitet zakonisht në moshën 40-70 vjeçare, është e lokalizuar në 55% të rasteve në kuadratin e jashtëm të sipërm. Nyja e tillë është e dyshimtë në karcinom.
Nyja e fort në prekje e ndjeshme dhe e dhimbshme me shenja të inflamacionit (e skuqur, më e nxehtë) e përcjell me temperaturë të lartë dhe e ndryshme në mes aksillës së majtë dhe të djathtë, zakonisht I takon mastitit- infeksionit të gjëndrës së gjirit.
Nyje e kufizuar qartë, deri diku e ndjeshme, në presion rezistente, paraqitet në moshën 45-55 vjeçare mund të bëhet fjalë për cistë.
Nyje pak e ndjeshme në prekje, paraqiten më shpesh si të shumëfi shta-multiple, të kufi zuara mes veti, me sipërfaqe të lëmuar, pak a shumë të buta në prekje që shfaqen në moshën 15-30 vjeçare dhe 40-50 vjeçare janë të dyshimta për fi broadenom.
Nyje e lokalizuar nën lëkurë, e butë dhe e përbërë nga hulli të shumta, jo të ndjeshme në prekje flet për tumor beninj .
Shenja të këqija prognostike janë: edema e theksuar e lëkurës mbi gjinj, edema e dorës, fiksimi i gjirit për bazën, gjëndrat limfatike të fiksuara (nënsqetull) etj.

(Visited 66 times, 1 visits today)
Top