Terça-feira, 20/10/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Simoni ju tregon “sekretin” e tij të madh: Ja si e ndërtova unë shtëpinë time ekologjike me pak para

Simoni ju tregon “sekretin” e tij të madh: Ja si e ndërtova unë shtëpinë time ekologjike me pak para

Për të ndërtuar një shtëpi përrallore është e domosdoshme ëndrra dhe dëshira. Këtë me siguri e di fotografi Simon Dale, i cili ndërtoi një shtëpi si e deshi vet. I lodhur nga pagesat e mëdha të hipotekës, Simon Dale vendosi të marrë gjërat në duart e veta.

Simon Dale është një njeri familjar nga Uellsi, në pjesën perëndimore të Britanisë së Madhe. Interesimi i tij për ruajtjen e mjedisit dhe ndërgjegjësimin mjedisor e kanë shtyrë që të ndërtojë shtëpinë e tij, një nga apartamentet më të ngrohta dhe më të bukura.

Ajo kushtoi vetëm 3.000 funta, apo rreth 4.700 dollarë! Mund të imagjinoni një hyrje më simpatike se kjo?

Simon citon dy arsye për ndërtimin e kësaj shtëpie. E para – se është shumë elegante:

“Është kënaqësi të jetosh sipas mënyrës tënde. Për aq kohë sa ndjekim ëndrrat tona, ne mbajmë shpirtin tonë të gjallë”.

Arsyeja e dytë është të jetuarit në harmoni me natyrën.

Simon është gjithashtu një fotograf shumë i talentuar.

Mjetet e përdorura për ndërtimin e shtëpisë janë më të thjeshtat e mundshme. Nga teknologjia moderne ai ka përdorur vetëm një sharrë elektrike me zinxhir, me të cilën ka prerë rreth 30 pemë të vogla. Asnjë pemë e vjetër në pyll nuk është shfrytëzuar për qëllime të kësaj familjeje. Simon ka përdorur edhe një lopatë, një çekiç dhe daltë.

Megjithatë, atij iu deshën vetëm katër muaj për të ndërtuar këtë shtëpi të bukur. Shtëpia është ndërtuar prej druri, guri, kashte dhe ka një çati prej balte. Ngrohen përmes një oxhaku dhe mbi çati shtëpia ka të montuar panele diellore. Shumica e materialeve që janë përdorur janë gjëra të përdorura dhe aparatet e rinovuara.

Kujdesi në ndërtimin e eko-shtëpive shihet në detaje të shumta: banja është e pajisur me një tualet plehrash, për izolim është përdorur kashtë, frigoriferi është ftohur nga ajri që rrjedh nën themelet e shtëpisë.

Simon është përfshirë tani në ndërtimin e shtëpisë së dytë për Projektin Lammas, një organizatë që promovon zhvillimin e shtëpive eko të banimit dhe jetesës ekologjike. Fokusi nuk është vetëm në shtëpi, por edhe në mbjelljen e pemëve dhe kultivimin e kopshteve.

Këto shtëpi të lira, të natyrshme zënë vend me rëndësi jo vetëm për qëndrueshmërinë e tyre, por edhe për shkak të potencialit të tyre që krahas të pasurit një shtëpi të përballueshme për njerëz, ata mund të sigurojnë edhe qasje në parcelë të tokës dhe në mundësinë për të jetuar jetë të thjeshtë./tesheshi.com/

(Visited 61 times, 1 visits today)
Top