Sexta-feira, 23/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sikur ta kishit parë Profetin (a.s) në një rast kur ishte i sëmurë!

Sikur ta kishit parë Profetin (a.s) në një rast kur ishte i sëmurë!

Ebu Umame Sehl Bin Hunejfi ka thënë: “Unë dhe Aurete Bin Zubejri hymë te dhoma e Aishes (r.a), e cila na tha: “Sikur ta kishit parë Profetin (a.s) në një rast kur ishte i sëmurë! Kisha gjashtë ose shtatë dinarë dhe ai më urdhëroi t’i ndaja.” Më pas, Aishja vazhdoi: “Isha e shqetësuar për të, derisa Allahu e shëroi. Pas shërimit, i Dërguari i Allahut më pyeti: “Çfarë bëre me dinarët? A i ndave të gjitha?”
Unë iu përgjigja: “Jo, pasha Allahun! U shqetësova për sëmundjen tënde.” Ai më tha t’ia sillja dhe i vendosi në dorën e tij. Pastaj tha: “Cili do të ishte mendimi i një të dërguari të Allahut, në rast se do ta takonte Allahun duke i mbetur atij (profetit) këto?”
Në një transmetim tjetër, thuhet: “Cili do të ishte mendimi i Muhamedit për Zotin e vet, nëse do të takonte Allahun e këto t’i mbeteshin atij?”[20]

(Visited 160 times, 1 visits today)
Top