Quinta-feira, 21/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si t’i pastroni enët e gjakut duke përdorë vetëm një frut ?



Si t’i pastroni enët e gjakut duke përdorë vetëm një frut ?

-Parandalimi dhe mjekimi i sëmundjeve kardiovaskulare në të ardhmen nuk do të kërkohet në kabinetet e mjeksisë por në kuzhinën tuaj.

Një studim i ri i botuar në revistën Atherosclerosis konfirmon se ekstraktet e shegës si frut mund të parandalojnë dhe/ose të ndryshojnë patologjinë primare lidhur me vdekshmërinë kardiake: trashje progresive e arterieve koronare të shkaktuara nga akumulimi i materieve yndyrore – e njohur si aterosklerozë.

Hulumtimet janë bërë në minjë të sensibilizuar gjenetikisht ndaj bllokimit të artereve ashtu që ju janë dhënë ekstrakte të shegës në ujë për 2 jave, duke filluar nga java e tretë pas lindjes së tyre

-Përkundër faktit se trajtimi me shega në fakt kishte rritur nivelin e koleterolit të mirë është vërejtur zvogëlimi i pllakave aterosklerotike në aortic sinus dhe kishte zvogëluar përqindjen e bllokimit të arterieve koronare me pllaka aterosklerotike.





Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se trajtimi me ekstraktet e shegës është i dobishëm edhe për:

* të zvogëluar nivelin e stressit oksidativ;
* të zvogëluar mbledhjen e yndyrnave në muskulin e zemrës;
*të zvogëluar nivelin e proteinës kemotaktike (protein-1) – që ka -të bëj me proceset inflamatore të arterieve;
* të zvogëluar EKG anomalitë;
* të zvogëluar zgjerimet kardiake

(Visited 4 times, 1 visits today)