Segunda-feira, 23/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SI TE VEPROJME KUR FLOKU RRALLOHET? 

SI TE VEPROJME KUR FLOKU RRALLOHET? 

SI TE VEPROJME KUR FLOKU RRALLOHET?

Gratë me vlera të ulëta të hekurit kanë tendencë më të madhe për rënie të flokut. Gati 60% e personave me rënie të madhe të flokut që morën pjesë në studim, kishin nivel të hekurit nën 40 mikrogramë për litër serum gjaku. Tek gati një në katër gra, vlerat ishin nën 15 mikrogramë. Mesatarisht gati një në dy gra ka vlera nën 40 mikrogramë. Sipas të dhënave duhet që hekuri të plotësohet. Nëse trupi merr shumë pak hekur, rritet rreziku për rënie të flokut – sepse edhe rënia e flokut ka nevojë për hekur.

*Këshilla dhe përkujdesje*

* Larja e shpeshtë nuk e përforcon rënien e flokëve.
* Shmangni larjen me ujë të nxehtë dhe tharjen e nxehtë. Më mirë: të thahen me opsionin e ftohtë të tharëses së flokëve.
* Përdorni krehër dhe furça pa maja të mprehta.
* Hiqni dorë nga bojërat e flokëve, dekolorimi apo ondet me permanent veçanërisht në rast floku të hollë e të thatë.
* Masazhojeni rregullisht dhe butë lëkurën e kokës – çlodh dhe përmirëson humorin.

– Disa nga trajtimet këndër rënies së flokut përfshijnë:

1. Vitamina – terapi me biotinë, sulfat zinku dhe kompleks vitaminash B që rrisin përthithjen e vitaminës H.

2. Shampot dhe ampulat kundër rënies, të cilat kanë në përbërjen e tyre substanca anti-oksidante si CLA Glutathionate kaliumi, ADN pjesërisht të hidrolizuar si edhe një kompleks të ekstrakteve bimore (p.sh. Kigelia, Sage, Ginko Biloba), të cilat përmirësojnë mikroqarkullimin lokal të gjakut në skalp dhe në bulbin e flokut.

3. Efikasiteti i trajtimeve me ampula vihet re pas të paktën 2 muaj përdorimi në mënyrë të rregullt, duke aplikuar tre herë në javë nga një ampulë në skalp pas larjes me shampon përkatës.

**** 8 KESHILLA PER RUAJTJEN E TYRE..***

Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.

*Stresi*

Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.

*Sëmundjet*

Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.

*Pakujdesia*

Veset e këqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre besojnë dhe thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.

*Kujdes*

1-Kontrolloni stresin
2-Mbani një dietë të përshtatshme
3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
6-Evitoni ushqimet e skuqura.
7-Përdorni sallata të ndryshme.
8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
9-Mos e ndërroni shpesh shampon.

*Si të kujdesemi për flokët? *

Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. Shtatëdhjetë për qind e meshkujve në botë, sipas studimeve, vuajnë nga rënia e flokëve. Sipas specialistëve, përveç trashëgimisë, fajin për këtë e ka edhe hormone testosterone, i cili është armiku numër një për rënien e flokëve.

*Shkenca, në ditë njerëzve u bien 150 qime*

Flokët rriten për dy deri tre vjet përpara se të bien. Rënia e flokëve të vjetër është krejt natyrale. Nga pori prej të cilit ra floku i vjetër zakonisht pas një farë kohe del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u bien 150 qime flokësh. Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje infektoze, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj. Kur rënia e flokëve nuk është gjenetike ose e lidhur me sëmundje, parandalimi i këtij fenomeni është i mundur duke ndjekur disa këshilla. Fenomeni fillon në moshën në mes 20 deri 30-vjeçëve. Flokët bëhen më të dobët, bien në mënyrë masive dhe nuk dalin më të rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnë nga rënia e flokëve. Fajin për këtë e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron.

*Mjekët: Rënia e flokëve, e trashëguar*

Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron, apo siç emërohet ndryshe DHT. Kjo futet nëpërmjet gjakut që riqarkullon në rrënjët e flokëve dhe ngujohet aty. DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve, por edhe ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës, poret mbyllen krejt. Rreth 20 për qind e femrave në botë vuajnë nga rënia e flokëve, zakonisht një femër mund të humbasë flokë vetëm nëse kalon stres, përdor bojë të keqe, nuk i ushqen flokët ose dhe nëse përdor drogëra të ndryshme. Kurse 30 vjeç është mosha mesatare kur nis fenomeni i rënies së flokëve. Specialistët tregojnë se, realisht fenomeni nis që në moshën 20-vjeçare, kohë kjo kur në kokën e njeriut fillojnë të përdoren produkte të ndryshme kozmetike.

*Propecia, një mjet kundër rënies së flokëve*

Propecia është një lloj medikamenti i zbuluar kohët e fundit. Ai bën të mundur bllokimin e enzimës që lidhet me testosteronin, duke e penguar kështu këtë lidhje. Numri i DHT në lëkurën e kokës pakësohet kështu me dy të tretat. Kjo bën që të ndalojë rënia e flokëve në pjesën më të madhe të burrave dhe në shumë raste arrijnë rrënjët e flokëve të rigjenerohen dhe të prodhojnë flokë të fuqishëm si më parë. Jo pak, por 150 fije floku, është sasia që u bie të gjithë njerëzve nga koka thuajse çdo ditë, dhe në pranverë dhe në vjeshtë ky numër është edhe më i lart. Nëse kjo shifër shtohet atëherë të gjithë personat duhet të shqetësohen. Ndërkohë që 2 milimetra në javë zgjatet floku i njeriut, nëse ai dëmtohet me produkte jo të përshtatshme kozmetike (si për meshkuj ashtu edhe për femra), atëherë ai këputet po kaq milimetra gjatë javës.

**** 3 mënyra natyrale për të shpëtuar nga rënia e flokëve***

Qoftë meshkujt por edhe femrat janë të prekur nga rënia e flokëve. Shpesh kurat nuk janë dhe aq efikase dhe produktet që përdoren për larjen e tyre mund të rezultojnë të dëmshme. Mirëpo ekzistojnë tre mënyra natyrale për të shpëtuar nga rënia e flokëve dhe për ti shëndoshur ata.

* 1-Lëngu i portokallit- Ndikon kundër zbokthit, por edhe për flokë shumë të yndyrshëm. Duke zgjidhur këto probleme, bëhen flokët më të fortë dhe parandalohet rënia e tyre. Mund të grini në mikser një kokërr portokall të tërë, ose ta përzjeni me tulin e mollës dhe ta mbani në flokë për 10- 15 minuta.
* 2- Vaj ulliri- Vaji i ullirit është një element shumë i mirë për forcimin e flokëve, mjafton që disa pika nga ky vaj ti aplikoni në pjesën e rrënjës së flokut dhe në majat e tij, duke i mbajtur mesatarish 30 minuta para se të laheni.

* 3-Vaj kokosi- Masazhojini rregullisht flokët me vaj kokosi dhe në këtë mënyrë parandaloni rënien e tyre dhe i bëni më të fortë. Kjo gjë duhet bërë disa minuta para se të laheni.

(Visited 1,422 times, 1 visits today)