Segunda-feira, 18/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SI TË VEPROJ PËR PROBLEMIN TIM?

SI TË VEPROJ PËR PROBLEMIN TIM?

Pyetje: Eselamu alejkum hoxh i nderuar,Allahu ju shperbleft per punen qe beni.Kam nje pyetje hoxh dhe pata deshir me mar pergjigje nga ju. Jam nje grua 36 vjecare nga Maqedonia, kam nje problem pasi nuk dij si ta quaj problem apo semundje,kam be te gjitha kontrolat mjeksore dhe nuk po del qe e kam nga ndonje smundje mjeksore,problemi im eshte ky:shum shpesh gjat nates ndodh qe te jem ne gjum por ndodh edhe kur nuk jam ne gjum diqka ma kap trupin dhe me shterngon fort dhe kjo me tmeron dhe kam shum dhembje koke behet edhe e padurushme dhimbja,por me se shumti me tmeron ajo gjeja qe me kap trupin,me vjen nga kembet dhe me kap pastaj ter trupin dhe me shterngon shum sdij si ta shpjegoj me mir qe te me kuptoni me mir,ose sikur me shin ne ndonje shishe ashtu ngusht me duket vetja,dhe kjo me ndodh shum shpesh dhe sdij qka te bej,se nuk eshte smundje mjeksore,ju kisha lutur shum hoxh qe te me pergjigjeni ne pytjen time se e kam shum te veshtir. Allahu ju shperbleft inshallah.

P.S desha te potencoj qe un jam nje grua qe fal 5 kohe te namazit dhe jam me hixhab,dhe desha te shtoj edhe disa simtoma tjera ne lidhje me problemin tim,kur me kap trupin ajo diqkaja se nuk dij si ta quaj ndryshe,para me ushtoj apo me bejn shum zhurme veshet,dhe kur me kap nuk mund as te flas aste leviz fare…dhe ju kisha lutur shum qe te me jepni pergjegje…Allahu ju shperbleft inshalla.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Ju keni nevojë për disa seanca leximi rukje me Kuran e dua profetike, kure me lyerje me vaj ulliri e dëgjim me vëmendje të rukjes për dy-tre orë në ditë.

Motër e nderuar, të jesh e kujdesshme me dhikrin, duatë e të ndjekësh porositë e ndonjë nxënësi dije në zonën tuaj.  Pasi të na njoftoni se nga jeni me saktësi do t’ju udhëzojmë se ku duhet të shkoni.

Ahmed Kalaja

 

(Visited 35 times, 1 visits today)
Top