Sábado, 15/8/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të ushqeni lëkurën e fytyrës pa produkte artificiale

Si të ushqeni lëkurën e fytyrës pa produkte artificiale

Nëse jeni mërzitur me produktet kozmetike të cilat nuk japin efektin që ju dëshironi, zgjidhja do te është që ju të përgatisni diçka në kushtet shtëpiake.

Nëse dëshironi që të ushqeni lëkurën, një maskë do të ishte përdorimi i  vezës dhe sheqeri pluhur. Maska në fjalë me dy produkte, bën që lëkura juaj të jetë e butë dhe e lëmuar, pa shpenzime.
Për këtë na duhen:
– 1 e bardhë veze
– 1 lugë gjelle sheqer pluhur.
Mënyra e përgatitjes:
Në fillim merrni një pjatë, hidhni të bardhën e vezës, rrihini mirë me anë të një piruni. Pastaj shtoni sheqerin, përzieni mirë dhe më pas mund të aplikoni maskën në fytyrë. Maskën lëreni të qëndrojë 10-15 minuta. Për ta hequr maskën mjafton të keni ujë të bollshëm. Më pas lyeni fytyrën me një krem me përbërës qumështi, që të marrë shkëlqimin e duhur.
(Visited 130 times, 1 visits today)
Top