Terça-feira, 15/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të ulni aciditetin e kafesë, formula nga Lindja e Mesme

Si të ulni aciditetin e kafesë, formula nga Lindja e Mesme

Kafeja është ndër pijet më të përdorura me të cilën zë fill mëngjesi i shumë njerëzve. Kur është fjala për përfshirjen apo përjashtimin e kafesë në bazën ditore, kjo bëhet paksa një dilemë konfuze. Kjo për faktin se jo të gjithë personat përgjigjen njëlloj ndaj marrjes së kafeinës. Ndërsa disa njerëz e kanë të nevojshme një filxhan kafeje për të filluar ditën, të tjerë përfundojnë të nervozuar dhe me rrahje zemre të shpejta nëse e pijnë atë. Kafeja ka efekte pozitive të shumta që lidhen me djegien e yndyrës, zvogëlimin e rrezikut të shfaqjes së diabetit të tipit 2, ju mbron nga sëmundja e Alzheimerit, etj. Por, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe anën e errët të saj e cila shkakton ulçerën, duke rritur nivelin e aciditetit të stomakut, çliron hormonet e stresit si kortizolin, epinefrinën dhe norepinefrinën.

Aciditeti i kafesë është ai për të cilin duhet të shqetësoheni dhe të mendoheni dy herë para se ta pini. Kur trupi juaj prodhon shumë acid, aktiviteti fiziologjik në trupin tuaj ndikohet duke përfshirë metabolizmin, dhimbjen dhe shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Ka një mënyrë fantastike që ul nivelin e aciditetit të kafesë, e cila është përdorur kryesisht nga Lindja e Mesme. Duke shtuar kardamom në kafe, ju në fakt mund ta neutralizoni atë. Kardamomi ndihmon me detoksifikimin, tretjen, uljen e presionit të gjakut dhe madje ka veti anti-inflamatore. Kombinimi i kardamomit me një filxhan kafeje, e bën ato me aromë më të mirë si dhe me veti shëruese.

PËRBËRËSIT:

1 filxhan çaji ujë

1 lugë gjelle kafe

⅛ lugë çaji kardamom (pluhur)

Sheqer (sipas dëshirës)

PËRGATITJA:

Shtoni ujin dhe sheqerin në një xhezve dhe vendoseni në zjarr. Hidhni në të kafen dhe kardamomin dhe përziejini mirë. Shtojeni kafenë e përgatitur në një filxhan dhe lëreni për disa minuta pa e trazuar. Më pas është gati për t’u pirë.supershendeti.com

 

(Visited 61 times, 1 visits today)
Top