Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të sillemi me njerëzit e dëshpëruar që janë gjithmonë të mërzitur: Këshilla psikologësh

Si të sillemi me njerëzit e dëshpëruar që janë gjithmonë të mërzitur: Këshilla psikologësh

Përkufizimi i fjalorit “Cambridge” i “depresionit” është: një sëmundje mendore në të cilën një person është shumë i pakënaqur dhe i shqetësuar për periudha të gjata dhe nuk mund të ketë një jetë normale gjatë këtyre periudhave. Tani e dimë se çfarë është depresioni dhe si ndihen të sëmurët, mund të vazhdojmë me arsyet pse ata gjithmonë janë të zemëruar dhe çfarë duhet të bëjmë, nëse hasni një të sëmurë. Zemërimi i konsumon ata, ndihen të paaftë për t’u ndjerë mirë apo keq, derisa të vuajnë një përvojë tjetër të dhimbshme. Ky lloj i ciklit është ajo që dikush me depresion kalon gjatë gjithë kohës dhe i bën ata të zemëruar dhe të frustruar me jetën.

Pse njerëzit me depresion janë gjithmonë të zemëruar (dhe si t’i përgjigjemi)

Njerëzit që vuajnë prej saj nuk mund të shohin anën e ndritshme të jetës. Mos harroni, kjo nuk është ndonjë e metë e vogël që ata kanë në personalitetin e tyre, as nuk mund të “dalin prej saj”. Kjo mund të trajtohet dhe kapërcehet vetëm me pranimin dhe kuptimin e traumës dhe dhimbjes që shkaktoi depresionin në vendin e parë. Të jesh i durueshëm me të sëmurët është jetike. Mos harroni, zemërimi i tyre nuk ju drejtohet ju personalisht. Ata e dinë se kjo sjellje i largon të dashurit, por nuk mund ta ndryshojnë. Një person me depresion ndihet i vetmuar në këtë botë dhe nuk ndihet i kuptuar. Kjo është një nga burimet kryesore të zemërimit që ata kanë. Ata kalojnë një luftë në vetmi dhe thjesht duke qenë aty është ndihmë e madhe, dhe prekja luan rolin e saj, sepse lejon që i sëmuri të dijë se kujdeseni për mënyrën si ndihen.
Gjithashtu, fjalët qetësuese janë si muzika, ju mund të provoni fraza të vogla si: “Unë jam këtu për ju”, “A ka ndonjë gjë që ju nevojitet?”, Ose “Ju jeni aq i rëndësishëm për mua dhe unë dua që ju të ndiheni mirë”. Së fundmi, ju mund t’i ndihmoni duke kuptuar plotësisht çfarë është depresioni dhe si ndikon tek njerëzit. Armatosur me këtë njohuri, ju mund të shihni më qartë gjërat nga perspektiva e një personi të sëmurë

Burimi:/powerofpositivity/

©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 139 times, 1 visits today)
Top