Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Falendërimet i takojnë Allahut të Vetëm, i Cili s’ka lindur kënd, dhe as nuk është i lindur. Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selam, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit. Shumë njerëz ankohen nga sëmundja […]
Falendërimet i takojnë Allahut të Vetëm, i Cili s’ka lindur kënd, dhe as nuk është i lindur. Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selam, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit. Shumë njerëz ankohen nga sëmundja […]
Si të shërohemi nga sihri dhe xhinët

Falendërimet i takojnë Allahut të Vetëm, i Cili s’ka lindur kënd, dhe as nuk është i lindur. Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selam, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit.
Shumë njerëz ankohen nga sëmundja e sihrit apo nga xhinët dhe shumë prej tyre pyesin dhe dëshirojnë të dinë shkakun e përhapjes së këtyre sëmundjeve të cilat nuk kan qenë aq të përhapura në mesin tonë kohë me parë.
Përgjigja ndaj kësaj pyetje është se sihri është përhapur për shkak të përhapjes dhe shtimit të numrit të sehirbazëve(magjistarëve).
Shumë prej njerëzve shkojnë të sehirbazët për të kërkuar shërim nga ata, mirëpo në realitet ata vetëm se ia shtojnë sëmundjen vetës së tyre.
Sehirbazi nuk e shëron njeriun nga sihri apo xhinët. A thua përse?
Për shkak se vetë sehirbazi bashkëpunon me shejtanët.Kur njeriu kur është i sëmurë nga sihri e ka shejtanin në trupin e tij dhe në raste të këtilla sehirbazi nuk ka mundësi që ta detyroj shejtanin që të dal nga trupi i të sëmurit pasiqë shejtanët e sehirbazit nuk luftojnë me shejtanët e tjerë për nevoja dhe dobi të njerëzve ,pra nuk lufton ai me shejtanët në trupin e njeriut pasi që qëllimi kryesor i shejtanëve është të bëjnë keq e kurrsesi të bëjnë mire.
Pra shërimi i vetëm është shërimi me Kur’an. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe e kemi zbritur Kur’anin shërim për njerëzimin”
Njeriu mund të shërohet edhe vetë nga sihri apo xhinët.
Tani do të sqarojmë se si shërohet njeriu nga sihri dhe xhinët.
Terapia e shërimit nga sihri dhe xhinët.
Së pari duhet ta dinë të gjithë ata që e lexojnë këtë tekst se kjo terapi është terapi e përgjithshme, pra në raste të veçanta përdoren edhe terapi të tjera varësisht nga sëmundja e personit që e ka dhe simptomet, mirëpo kjo terapi që do ta cekim do t’i ndihmojë shumë në përmirësimin e gjëndjes së tij dhe në shumë raste edhe e asgjëson sihrin.
I sëmuri duhet t’i përmbahet kësaj terapie:
- T’i fal pesë kohët e namazit në kohën e tyre, nëse është mashkull t’i fal namazet në xhami sa më shumë që të ketë mundësi.
- Të jetë gjithmonë me abdes.
- Të bëj dhikrin e mëngjesit, mbrëmjes dhe fjetjes (gjumit).
- Çdo ditë të ndëgjoj suren El- Bekare, nëse di të lexoj arabisht atëherë ta lexoj këtë sure çdo ditë, apo ta ndëgjoj suren duke e përcjellë në Kur’an (arabisht).
- Të pastrohet (lahet) me ujë të kënduar prej ajeteve të rukjes së përgjithshme. Mënyra e përgatitjes së ujit bëhet kështu: Merr dy shishe ujë pastaj i lexon ajetet e rukjes së përgjithshme (arabisht) dhe pasi që t’i lexon këto ajete i pështyn ujit 3 herë (i pështyn ujit pa pështymë). Pastaj kur dëshiron të pastrohesh, mbush një enë me ujë të nxehtë dhe në atë ujë zbrazë gjysmën e shishes së ujit të kënduar, e përzien dhe lahesh me të. Ujin në shishe nuk e lejonë të hargjohet, sa herë që hargjohet gjysma e ujit i shton prapë. (Ajetet e rukjes që duhet t’i lexohen ujit mund ti gjesh në këtë link: www.perkujtimi.net)
- Të pijë ujë të kënduar sa më shumë gjatë ditës.
- Pasi që të lahet duhet të lyhet me vaj ulliri të kënduar me Kur’an, duhet të lyej të gjithë trupin sikurse të lyhet me ndonjë krem (pomadë), lyen të gjith trupin përveç pjesët e turpshme të trupit, pra pjesën e përparme dhe të pasme nuk lyhet (organi gjenital dhe prapanica).
- Po ashtu për ata të cilët kanë mundësi materiale, është mirë që të përdorin mjaltë të pastërt duke ia kënduar asaj ajetet e rukjes dhe ta hanë me pastaj gjatë ditës.
- Ata të cilët kanë dhimbje në lukth duhet që në mëngjes të pinë një gotë të çajit vaj ulliri dhe pas 5 ose 10 minutave të mundohen të vjellin.
- Të largohet nga haramet (gjërat e ndaluara në islam) si: muzika, alkooli, amoraliteti etj.
Eroll Nesimi
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 28, 2018 / By M.I Si e ke bindur fëmijën tënd që të lexojë në vend se të luajë me telefon?
March 28, 2018 / By M.I Kamomili, bima që bën çudira
March 28, 2018 / By M.I Shfrytëzimi i rrjeteve sociale gjatë ditës, ndikon shumë në pagjumësi
March 28, 2018 / By M.I Përfitimet e trupit nga rrezet e diellit
March 28, 2018 / By M.I KUR TË NGUSHTOHET JETA BJER NË SEXHDE
March 28, 2018 / By M.I Testamenti islam
March 28, 2018 / By M.I Begatitë e Allahut
March 28, 2018 / By M.I Mjedisi dhe mbrojtja e tij në vështrimin islam
March 28, 2018 / By M.I Të ndryshuarit e së keqes me zemër