Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Vaji i ullirit, përbërësi kryesor i dietës mesdhetare, është bërë shpesh pjesë e studimeve të ndryshme për cilësitë pozitive mbi organizmin. Sot kemi një motiv më shumë për të mos e ndarë nga tavolina: një përbërës i tij i quajtur oleocanthale na mbron kundër demencës dhe alzhaimerit. Me këtë studim arrihet në përfundimin se […]
Vaji i ullirit, përbërësi kryesor i dietës mesdhetare, është bërë shpesh pjesë e studimeve të ndryshme për cilësitë pozitive mbi organizmin. Sot kemi një motiv më shumë për të mos e ndarë nga tavolina: një përbërës i tij i quajtur oleocanthale na mbron kundër demencës dhe alzhaimerit. Me këtë studim arrihet në përfundimin se […]
Si të shërohem me vaj ulliri?

Vaji i ullirit, përbërësi kryesor i dietës mesdhetare, është bërë shpesh pjesë e studimeve të ndryshme për cilësitë pozitive mbi organizmin.
Sot kemi një motiv më shumë për të mos e ndarë nga tavolina: një përbërës i tij i quajtur oleocanthale na mbron kundër demencës dhe alzhaimerit. Me këtë studim arrihet në përfundimin se vaji i pastër i ullirit ndihmon në parandalimin e pothuajse pjesës më të madhe të sëmundjeve të organizmit.
Një grup shkencëtarësh amerikanë të “Monell Center” në Universitetin e Çikagos ka zbuluar se oleocanthale ndryshon strukturën e proteinave neurotoksike, që mendohet se ndikojnë në efektet shkatërruese të alzhaimerit. Ky ndryshim thelbësor strukturor pengon proteinat ADDL në procesin për të dëmtuar qelizat nervore të trurit.
Oleocanthale, në këtë rast, ndryshon strukturën e ADDL, në mënyrë që këto të mos lidhen me sinapset (elementë që mundësojnë komunikimin mes qelizave të indit nervor). Duke e ditur këtë, shkencëtarët kanë dashur të ekzaminojnë se si ndodh ky proces dhe cilat janë efektet tij në tru, më specifikisht në disa zona të caktuara, sidomos ajo e kuptimit dhe memories, që ishte një prej të parave zona të goditura nga alzhaimer. Përmes qelizave, shkencëtarët verifikuan sjelljet e proteinave ADDL me dhe pa shtimin e oleocanthales, duke zbuluar se mjaftonin pak molekula të këtyre substancave që gjendeshin te vaji i ullirit për të reduktuar lidhjen mes ADDL dhe sinapseve.
“Rezultatet mund të na ndihmojnë të identifikojmë dhe të marrim masa mbrojtëse, që mund të çojnë në përmirësimin e terapive në luftën kundër sëmundjes së alzhaimerit”, ka deklaruar doktor Paul Breslin, bashkautori i studimit.
Testet e mëvonshme treguan se oleocanthale ndihmon sinapset nga dëmtimet strukturore të shkaktuara nga ADDL. Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj shumë sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit.
Kështu, studiuesit në Spanjë dhe në SHBA kanë gjetur se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul pothuajse me 30 për qind nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit. Acidi oleik që gjendet tek ai, ndalon veprimin e onkogjenit Her- 2/neu, që është origjinë e kancerit, duke ulur në mënyrë drastike rastet e tumorit në gji. Kjo është edhe arsyeja që gratë mesdhetare preken më pak nga ky lloj kanceri, në krahasim me ato të vendeve të tjera, në sajë të përdorimit të vajit të ullirit.
Vitamina E që përmban ai, ndihmon në parandalimin e dëmtimeve qelizore, që do të çonin në shfaqjen e kancerit dhe në këtë aspekt janë duke u bërë studime të shumta. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL) që grumbullohet nëpër arterie.
Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë dy lugë gjellë vaj ulliri në ditë për një javë kishin një ulje të nivelit të kolesterolit të keq dhe nivele të larta të përbërësve antioksidues, në veçanti fenolëve në gjak. Vaji i papërfunduar, që nxirret direkt nga ulliri, përmban një numër më të madh antioksiduesish, veçanërisht Vitaminë E dhe fenole. Ai konsiderohet si një ushqim i tretshëm dhe i pranueshëm nga stomaku, që luan rol të rëndësishëm mbrojtës edhe te personat që vuajnë nga ulcera dhe gastriti. Vaji i ullirit aktivizon hormonet e pankreasit në mënyrë shumë herë më natyrale se sa ilaçet. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja.
Që në lashtësi, popujt rreth brigjeve të Mesdheut, e kanë përdorur vajin e ullirit si balsam për zbutjen dhe rritjen e lagështisë së lëkurës së thatë, për shkëlqimin e flokëve, për masazh të muskujve, mbylljen e plagëve, parandalimin e rrudhave dhe për mjekimin e pagjumësisë. Për më tepër, ky “ilaç” është i njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët. Nga kohërat e lashta, vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë. Ai ndihmon te lëkura e thatë dhe i jep asaj shkëlqim. Thonjve dhe flokëve u jep fortësi dhe i ruan ato nga thinja e parakohshme. Këtë më së miri e vërteton edhe industria kozmetike, e cila në përbërjen e shumë preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siç janë: sapunët, shamponat, kremrat, losionet. Po ashtu, shumë maska bukurie e kanë të pazëvendësueshëm vajin e ullirit, që është një nga përbërësit kryesorë të tyre.
Me pak fjalë, ushqim i mrekullueshëm nga çdo lloj këndvështrimi. Jo më kot është renditur mes ushqimit dhe medikamentit si ilaçi, që Allahu na ka e falur pa na kërkuar asgjë në këmbim. Në shumë vende të botës është e detyrueshme që në etiketat e produkteve të shënohen efektet që kanë mbi shëndetin e njerëzve, por vaji i ullirit bën përjashtim. Industritë e ushqimit, në bashkëpunim edhe me organet shtetërore për kujdesjen e konsumatorit, kanë menduar që në etiketën e tij është më mirë të shkruhet:
“Një ose dy lugë vaj ulliri në ditë, ju mbrojnë nga shumë sëmundje, por sidomos nga ato të zemrës. Mos e ndani nga tavolinat tuaja”. Efektet e tij pozitive mbi organizmin lidhen ngushtë me përmbajtjen e lartë të acideve yndyrore dhe substancave antioksiduese./PK/.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 11, 2018 / By M.I C’do t’i ndodhë robit pas vdekjes ?
June 11, 2018 / By M.I Mjete shtëpiake për zbutjen dhe largimin e dhembjes së dhëmbit
June 11, 2018 / By M.I Efektet shëndetësore të pjeprit
June 11, 2018 / By M.I Mënyra e marrjes së guslit
June 11, 2018 / By M.I Ndiheni të lodhur dhe të stresuar? Përdorni këtë truk të thjeshtë në dush
June 11, 2018 / By M.I Tre orët më të vlefshme në Ramazan
June 11, 2018 / By M.I 10 shkaqet e furnizimit
June 11, 2018 / By M.I Disa lutje Kuranore
June 11, 2018 / By M.I Njeri, je gjëja më e bukur e kësaj bote