Quarta-feira’, 26/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si te pini uje dhe te humbisni peshe



Si te pini uje dhe te humbisni peshe

Një studim i ri i publikuar së fundmi, konkludon se pirja e ujit para vafteve ju ndihmon të humbisni në peshë. Ky studim, mori nën vëzhgim 84 të rritur obezë dhe 41 prej tyre pinin 470 ml ujë para çdo vakti, ndërsa 43 të rriturve të jerë iu kërkua që të imagjinonin sikur ishin të ngopur para se të hanin ushqimin e tyre (bëhet fjalë për ujë të pastër natyral, jo me gaz apo lloje të tjerë të aromatizuar).

Çuditërisht ata që pinin ujë para vakteve humbën mesatarisht 1.3 kg më shumë se ata që imagjinonin që ishin të ngopur para ushqimit. Në fakt, gjatë 12 javëve të eksperimentit, ata që pinin ujë para tre vakteve kryesorë, humbën një mesatare prej 4.5 kilogramësh, në krahasim me ata që pinin një herë në ditë ose aspak, të cilët humbën 800 gramë.

Por, përtej faktit që të ndihmon të humbësh peshë, përse duhet të pini më shumë ujë? Ka një pafundësi të mirash ky eliksir, por përmbi të gjitha ju mban lëkurën e shëndetshme, zorrët funksionojnë rregullisht dhe muskujt marrin energjinë e duhur dhe të gjithë organet tuaj jetësorë pasi furnizohen me ujë punojnë butësisht.
Ju mund të merrni gjithashtu lëngë nga supat, perimet apo frutat, por pjesa më e madhe e sasisë së nevojshme merret nga uji dhe pijet e tjera. Këtu mos përfshini kafenë apo koktejlet: Alkooli dhe kafeja veprojnë si diuretikë, çka do të thotë se e nxjerrin ujin nga trupi më shumë se sa fusin. /shije.al





(Visited 33 times, 1 visits today)




Top