Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si te perdorni vajin e ullirit per shendet dhe per pastrim ne shtepi



Si te perdorni vajin e ullirit per shendet dhe per pastrim ne shtepi

Si te perdorni vajin e ullirit per shendet dhe per pastrim ne shtepi:
Vaji i ullirit një përbërës me shume vlera te mira për shëndetin dhe me një shije shume te mire.
Zbuloni si te përdorni vajin e ullirit ne mënyra alternativa për kujdesin e shtëpisë dhe personal.
1- Te pastroni çelikun
Vaji i ullirit është një pastrues i shkëlqyer për objektet e çelikut, inoksit dhe te bakrit. Është e mjaftueshme te hiqni pluhurin e mundshëm te hidhni pak vaj ulliri ne cope te bute dhe ta kaloni mbi objektet duke ushtruar pak force.
2- Te eliminoni bojën e tepërt
Me vajin e ullirit është e mundur te largoni bojën e tepërt, mjafton te lagni një cope dhe ta kaloni mbi pjesën qe ju ka rene boja.
3- Eliminoni ngjitësit dhe çamçakëzët
Hidhni pak vaj mbi ngjitësit apo çamçakëzët qe dëshironi te hiqni, tampononi mire dhe lëreni te reagoje për te paktën 10 minuta.
4- Te lubrifikoni menteshat
Nëse dera juaj bën një zhurme te bezdisshme mund ta eliminoni këtë zhurme duke lubrifikuar menteshat me pak vaj ulliri pasi t’i keni pastruar mire.
5- Te shkëlqeni mobiljet
Nëse dëshironi te shkëlqeni mobilet ne mënyrë natyrale krijoni një përbërje me baze lëng portokalli dhe vaj ulliri, kalojeni mbi mobilet me një cope te bute.
6- Te zbusni flokët
Një maske me vaj ulliri mund t’u ndihmoje qe te keni flokë te bute dhe te shkëlqyeshëm, lëreni ne flokë për 30 minuta dhe me pas lajini flokët mire.
7- Hidratoni kutikulat (lëkurën përreth gishtave)
Nëse keni thonj qe ju çahen mund te përgatitni një përbërje me baze vaj ulliri me te cilën mund te hidratoni kutikulat, masazhojini mire dhe do te bëhen te shkëlqyeshëm si thonjte dhe kutikulat.
8- Te parandaloni rënien e qimeve te kafshëve
Vaji i ullirit ndihmon gjithashtu për te parandaluar rënien e qimeve te kafshëve qe mbani ne shtëpi. Është e mjaftueshme te shtoni një luge vaj ne ushqimin e tyre.
9- Te zbusni buzët
Përgatitni një përbërje me baze vaj ulliri dhe dyllë bletësh, përziejini mire duke shtuar dhe pak vaj esencial dhe aplikojeni përbërjen ne buze.





(Visited 8 times, 1 visits today)