Terça-feira, 21/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të luftojmë harresën ?



Si të luftojmë harresën ?

Disa gjëra që mund të ndihmojnë për të luftuar harresën janë si më poshtë:

1. Largimi nga gjynahet për shkak se efektet e këqija të gjynaheve rezultojnë në një memorje të dobët dhe në paaftësi për të përfituar dituri. Errësira e gjynahit nuk mund të ekzistojë me dritën e dijes. Fjalët e mëposhtme janë atribuar Imam Shafi’ut, rahimahullah:

“Unë u ankova tek (shejhu im) Uaki rreth memorjes së dobët dhe ai më tregoi mua që unë duhet të qëndroi larg nga gjynahet. Ai ka thënë që dituria si dritë e Allahut, e drita e Allahut nuk i jepet një gjynahqari”.

El-Katibi ka transmetuar në el-Xhami (2/387) që Jahja Ibën Jahja ka thënë: Një njeri e pyeti Malik Ibën Abbasin, Ebu Abdullah! A ka ndonjë gjë që do të përmirësojë memorien time? ”Ai ka thënë: ”Nëse ndonjë gjë që do ta përmirësojë është lënja e gjynaheve”.

Kur një person kryen një gjynah e përfshin atë dhe kjo çon në ankth dhe trishtim e cila e mban të zënë duke menduar rreth çfarë ai ka bërë. Kjo i dobëson senset e tij dhe e habit atë nga shumë gjëra të dobishme përfshirë edhe nga kërkimi i dijes.

2. Përkujtimi i Allahut vazhdimisht duke bërë dhikër, tesbih (dukë thënë subhane Allah), tehmid (El-Hamdulilah), tehlil (la ilahe il-lallah) dhe tekbir (Allahu ekber) etj…Allahu ka thënë: ”E kur të harrosh, përmende Zotin tënd”. [Surah el Kehf: 24]

3. Mos ngrënia shumë, për shkak se ngrënia shumë e bën një person të fle shumë dhe e bën dembel dhe i dobëson senset, dhe përveç kësaj e ekspozon ate ndaj rrezikut të sëmundjeve fizike. Pjesa më e madhe e sëmundjeve siç ne shohim rezultojnë nga ushqimi dhe pija.

4. Disa dijetarë kanë përmendur disa ushqime të cilat mund të ngrejnë memorjen të tilla si ngrënia e mjaltit dhe ngrënia e rrushit të thatë etj.





Imam el-Zuhri ka thënë: ”Ju duhet të hani mjaltë përshkak të mirësisë së saj për memorjen”.

Ai gjithashtu ka thënë: ”Kush do që dëshiron të memorizojë hadithin duhet të hajë rrush të thatë”. (Në el-Xhami nga el-Katib/2/394)

Ibrahimi ka thënë: ”Ju duhet të përtypni për shkak se (kjo) jep energji zemrës dhe largon harresën”. (Nga el-Xhami nga el-Katib, 2/397)

Si dhe ata përmendin shumë ushqime që përmbajnë acide e janë shkak i dembelizimit dhe memorjes së dobët.

5. Një tjetër gjë që mund të ndihmojë memorjen dhe për të reduktuar harresën është hixhama e kokës ashtu siç është e ditur nga eksperienca.

 

(Visited 40 times, 1 visits today)




Top