Segunda-feira, 9/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të largojmë gurët në veshka për vetëm 10 ditë me ndihmën e melit ?

Si të largojmë gurët në veshka për vetëm 10 ditë me ndihmën e melit ?

Meli i artë është lloj drithi, i cili qëndron në krye të drithrave për nga ana shëndetsore.Meli është lloj drithi me kërcell të hollë e me gjethe si të grurit, që nxjerr sipër një kokë të mbushur me kokrra shumë të vogla.10831952-ripe-millet-crops-in-the-fields-in-autumn

Eshtë shumë i pasur me minerale: magnez, kalium, fosfor, squfur, silic dhe hekur.

Për shkak se është një nga drithërat pa gluten, preferohet shumë nga personat që kanë alergji në gluten.
Meli nuk është vetëm i shëndetshëm, por mund të përdoret edhe si një eliksir bukurie. Përvec dobive shëndetsore, përmbajtja e lartë e silicit ndikon pozitivisht në dukje, më saktë në bukurinë e flokëve dhe thonjve dhe në tonin e lëkurës.
Edhe në përmbajtjen e hekurit meli është më lart krahasuar me drithërat e tjera. Psh. ka hekur 2-3 herë më shumë sesa gruri dhe kështu siguron një kontribut optimal për formimin e gjakut. 50gr mel në ditë mbulon nevojën ditore të organizmit për hekur.
Kokrra e melit ka rreth 70% karbohidrate, 10% proteina dhe afërsisht 5% yndyrë.
Në vajin e melit ka vitamin E, A dhe B të cilat kanë efekte pozitive për shëndetin.

 

Zakonishtë meli gjendet lehtë, dhe është një mjet i thjeshtë dhe cudibërës në mjekimin e veshkave.

Shumë njerëz pohojnë se meli u ka ndihmuar ti harrojnë problemet me veshkat. Në mjekësinë popullore përdoret si ilaq natyral për mjekimin e urolitiazës ( formimi i gurëve në urinë dhe kanalet e urinës). Me efikasitet pastron veshkat, eliminon rërën dhe mukusin, largon gurët e vegjël nga veshkat dhe fshikëza urinare, ndihmon te sëmundjet e grave dhe mjekon cistitin.

Përndryshe, meli është njëri nga drithërat më të njohura e cila përmban vlerë të lartë ushqimore dhe veti mjekuese. Ju migliopropozojmë një recetë vërtetë cudibërëse dhe efikase të mjekësisë popullore ruse për mjekimin e veshkave i cili ndihmon në pastrimin e veshkave, largimin e mukusit, rërës dhe gurëve të vegjël.

 

Receta e largimit të gurëve nga veshkat.

 

Në mbrëmje, 1 gotë (200 gram) të melit lajini në ujë të nxehtë.

Hudheni këtë sasi të melit në një kavanoz më të madh ( 3 litërshe) dhe mbusheni 2/3 e këtij kavanozi me ujë të nxehtë të zier. Mbylleni kapakun, tundeni mirë, mbështjelleni me dicka të nxehtë dhe lëreni të qëndrojë gjatë natës.

Në mëngjës përsëri tundeni. Do të vëreni lëngun e bardhë të turbullt në kavanoz. Ky edhe është ilaqi juaj. Hudheni këtë lëng nga kavanozi në një enë tjetër. Pini gjatë ditës pa ndonjë kufizim, cfarëdo sasie që dëshironi, kur do që ju dëshironi.

pr2

Në mbrëmje përgatiteni recetën për të nesërmën, sipas procedurës së njejtë. Kështu duhet të veprohet 10-15 ditë.

 

Rezultati: pas 10-15 ditëve guri do të shkrihet dhe do të dal së bashku me urinë, njashtu veshkat pastrohen nga rëra, mukusi dhe gurët. Largohet ndezja, riparohet indi i veshkës dhe organet e traktit urinar.

 

Ky drith mundë të blihet nga cdo kush. Nuk është e shtrejtë, mundë ta gjeni në të gjitha dyqanet e ushqimit të shëndetshëm. Duke e bërë pjesë të ushqimit tuaj melin do ti ndihmoni shumë shëndetit të veshkave tuaja. Parandalimi është një gjë për të cilën ne duhet të kujdesemi, pasi kështu organizmi juaj do kursehet nga sëmundjet e mundshme, dhe pastrimi i tij do bëhet në mënyrë natyrale.

Përzierja e limonit dhe vajit të ullirit, e cila përdoret për pastrimin e mëlqisë gjithashtu e nxitë shkrirjen e gurëve në fshikëzën e tëmthit si dhe në veshka.

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)

(Visited 147 times, 1 visits today)
Top