Quinta-feira, 20/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të humbisni peshë me xhinxher!



Si të humbisni peshë me xhinxher!

Xhinxheri është një rrënjë e cila nuk është vetëm e shijshme, por ka shumë vlera të mëdha shëndetësore. Një nga veçoritë kryesore të përdorimit të këtij produkti është pikërisht për dobësim.

Përdorimi i xhinxherit për dobësim dhe mbajtjen e trupit në formë është një praktikë e ardhur që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Edhe studimet e kryera kanë treguar efektet dobësuese të kësaj bime.

Si ta përdorni xhinxherin për të humbur në peshë:

Nëse dëshironi të përfitoni nga fuqitë shëruese të xhinxherit, mësoni fillimisht sesi duhet ta përdorni. Para se ta hani, përtypni në një pjesë të hollë të rrënjëzës
së xhinxherit. Kjo do të ndihmojë në funksionimin e metabolizmit, stimulimin e tretjes së ushqimit, reduktimin e prodhimit të kortizolit dhe rritjen e energjisë.





Ju gjithashtu mund të përgatisni çaj limoni me xhinxher, pasi kjo do t’ju ndihmojë për humbjen e peshës. Mos e kufizoni konsumimin e xhinxherit para ushqimit, por përdoreni atë si një aromë në gatimin tuaj sa herë që mundeni. Nga Shije.al

(Visited 40 times, 1 visits today)




Top