Segunda-feira, 19/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si te dobesoheni me dieten e qershive ?

Si te dobesoheni me dieten e qershive ?

Qershitë pastrojnë gjakun, mëlçinë si dhe janë shumë të mira për gjithë ata që duan të dobësohen, falë fibrave që përmbajnë. Mjaftojnë 20- 25 kokrra qershie në ditë dhe aparati tretës do të pësojë përmirësim të ndjeshëm.
Më poshtë sjellim tre menu ditore për dobësim. Përdoreni tre ditë rresht në javë, për katër javë me radhë. Ndihmojnë për të humbur deri në 5 kilogramë.

Dita e parë

Hani 20 kokrra qershi esëll.

Mëngjesi- Një gotë qumësht i ftohtë me një lugë kakao; 4 feta biskota me reçel qershie me fare pak sheqer.

Para dreke- Grini 10 kokrra qershi me një banane në mikser dhe pini një gotë lëng molle.

Dreka- Sallatë mikse me dy lugë vaj ulliri dhe limon. 20 gramë oriz me një fetë pjepër.

Pas dreke- Në një enë zjeni disa bishta qershie për 5 minuta dhe pini lëngun, por të ftohtë.

Darka- Lëng qershie natyral; 200 gramë gjoks pule dhe sallatë stine; një fetë buke integrale.

Dita e dytë

Hani 20 korra qershi esëll

Mëngjesi- Një gotë qumësht i ftohtë; një fetë buke integrale; tre lugë reçel manaferre.

Para dreke- Grini në mikser 10 qershi, 2 kokrra lajthi dhe pini një gotë lëng orizi.

Dreka- Sallatë mikse me dy lugë vaj ulliri dhe lëng limoni; 80 gramë makarona me salcë domate dhe qepë.

Pas dreke- Në një enë me ujë zjeni një kokërr pjeshkë dhe 10-15 kokrra qershi për tre minuta, dhe lëngun e tyre pijeni të ftohtë.

Darka- Një lëng qershie natyral pa asnjë element shtesë, thjesht i shtrydhur; 200 gramë peshk salmon dhe sallatë jeshile me një fetë buke integrale.

Dita e tretë

20 kokrra qershi esëll

Mëngjesi- Një gotë lëng bajame me një lugë kafe. Një tas i vogël me drithëra.

Para dreke- Grini në mikser 10 kokrra qershi me 50 gramë boronicë, ndërsa për ti shoqëruar pini edhe një gotë lëngë molle.

Dreka- Sallatë miske me dy lugë vaj ulliri dhe lëng limoni, si dhe një pjatë supë perimesh.

Pas dreke- 100 gramë manaferra; Në një enë me 150 gramë ujë zjeni disa bishta qershish për tre minuta, pijeni lëngun të ftohtë.

Darka- Një gotë lëng natyral qershie; sallatë jeshile, rukola dhe peshk ton; një fetë bukë integrale dhe një sallatë frutash të stinës./a.y/noa.al/

(Visited 26 times, 1 visits today)
Top