Tuesday, 22/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si te beni vaj susami ne kushtet e shtepise?



Si te beni vaj susami ne kushtet e shtepise?

Si te beni vaj susami ne kushtet e shtepise?
Do te na duhen 250 gram fara susami dhe vaj ulliri te virgjer.
Hidhni ne nje mikser farat dhe shtoni vaj ulliri derisa te mbulohen 1-2 gishta me siper nivelit te farave. I perziejme per 30 sekonda derisa te formohet nje mase e njejte (homogjene). Kete mase e hedhim ne nje kavanoz dhe e leme te pushoje per afro nje ore. Pastaj i vendosim kapakun hermetikisht, e mbulojme nga jashte me leter alumini dhe e leme ne erresire per 20 dite. Pasi te kalojne 20 dite, e kullojme dhe keshtu kemi vajin e susamit.
Për shkak të vetive të fuqishme shëruese, vaji i susamit përdoret tashmë më shumë se 5000 vjet.
Ai është një nga llojet më ushqyese të vajrave të njohura për njeriun.
Vaji i susamit sjell shumë përfitime për shëndetin, ndërsa lajmi i mirë është se studiuesit e studiojnë me kujdes për të zbuluar nëse vaji i susamit fsheh veti të tjera shëruese.
Për shëndetin oral
Një nga përfitimet më të rëndësishme të vajit të susamit, por edhe farave të susamit, është reduktimi i nivelit të shtresave në gojë dhe përmirësimi i shëndetit oral. Nëse e shpëlani gojën me vaj të susamit, dhëmbët tuaj do të prishen më pak, dhe do të jenë më të bardhë. Një studim ka treguar se shpëlarja e gojës me vaj të susamit e zvogëlon nivelin e baktereve në dhëmbë dhe pështymë.
E përmirëson shëndetin e zemrës
Vetitë antioksiduese dhe antiinflamatore të vajit te susamit, komponentit kryesor të susamit, mund ta zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër. Vaji i susamit do ta parandalojë grumbullimin e shtresave në arterie dhe e mpiksjeve të gjakut. Enët e gjakut do të jenë më fleksibile, dhe do ta përmirësojnë qarkullimin e gjakut, që do ta lehtësojë punën e zemrës.
E përmirëson shëndetin e eshtrave
Vaji i susamit përmban zink, një mineral që e rrit densitetin e eshtrave dhe shëndetin e përgjithshëm të eshtrave. Një hulumtim ka treguar se mungesa e zinkut në trup mund ta rrisë rrezikun e osteoporozës në pjesën e ijëve dhe kurrizit. Vaji i susamit është një burim shkëlqyer i kalciumit, i cili është thelbësor për shëndetin e eshtrave.
Perdorimi:
Ne sallate, ne vend te vajit te ullirit, i jep nje shije shume te mire.
Lyeni lekuren e fytyres dhe trupit me te per t’u mbrojtur nga dielli.
Mund ta shtoni ne gjelle.