Segunda-feira, 16/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të bëni uthull molle në shtëpi vetëm me 3 përbërës

Si të bëni uthull molle në shtëpi vetëm me 3 përbërës

Efektet e dobishme dhe vetitë shëndetësore të uthullë së mollë janë të padiskutueshme. Ajo bën mrekulli dhe përdoret si në sallata, supëra dhe gjithashtu në luftën kundër inflamacionit, djegieve të zorrëve, dispepsisë, infeksioneve etj.
Përgatitja e saj në shtëpi është shumë e thjeshtë dhe e lehtë.

Receta: Sheqer, Ujë, Mollë
Udhëzime: Lani dhe pritini në feta mollët. Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe pastaj shtoni sheqerin (1% të peshës së mollës – për shembull 1 kg mollë = 10 g sheqer). Gjëja tjetër që duhet të bëni është që të mbushni kavanozin me ujë, pastaj të mbuloni me garzë dhe më në fund ta ruani në temperaturën e dhomës. Kavanozin do të fillojë lëshimin e një erë të acidit pas 7-10 ditë. Mbajeni më mirë kavanozin në një vend tjetër jo në kuzhinën tuaj pasi era do të bëhet më e fortë. Shijoni aciditetin e uthullës dhe nëse e doni pak më i thartë lereni të qëndrojë disa ditë më shumë para se ta kulloni dhe ruajeni lëngun në shishe qelqi të sterilizuar.

Burimi: Losingweightdone
©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 346 times, 1 visits today)